Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Ibrahimovic zgjidhet MVP i tetorit në Serie A: "Demostrimi që mosha nuk është faktor”

Lapsi.al 7 November 2020
Ibrahimovic zgjidhet MVP i tetorit në Serie A: "Demostrimi që
Lega Serie A ka dorëzuar cmimin MVP të muajit tetor për Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i Milanit kryesues. Dorëzimi i trofeut do të bëhet para ndeshjes së kuqezinjve me Hellas Verona, të dielën e 8 nëntorit në San Siro. Klasifikimi është dizenjuar sipas zbulimeve statistikore të Stats Perform, me përfshirjen e të dhënave të gjurmuara të regjistruara nga Netco Sports. Mes karakteristikave kryesore që i kanë lejuar numrit 11 kuqezi të kryesojë mbi kampionët e tjerë janë evidentuar këto të dhëna: ka zhvilluar indeksin e eficencës teknike më të lartë në dy javë nga tre; një performancë efikasiteti teknik në 96,3%, me kulmin e arritur në 98%, e fizik me 92%; falë aftësive të jashtëzakonshme taktike (K-Movement 97%) lejon të japin në maksimum edhe shokët e tjerë të skuadrës; kontrolli i mirë i topit e ka lejuar të mos humbasë asnjëherë një 1vs1 ofensiv e të arrijë 94% në K-Pass. "Nisja e sezonit të Zlatan Ibrahimovic ishte i jashtëzakonshëm, me shtatë gola të realizuar në katër ndeshje. Sulmuesi kuqezi që kur është kthyer në kampionatin Italian i ka ndryshuar fytyrë Milanit, duke tërhequr shokët në fushë me karizmën e tij e kualitetet teknike të një kampioni të vërtetë. Ibrahimovic është një kampin i pafund e po tregon se mosha nuk është një factor përcaktues nëse punon cdo ditë me seriozitet, entuziazëm e pasion", ka deklaruar Luigi De Siervo, administratori i deleguar i Lega Serie A.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI