Detajet janë shpesh vendimtarë. Edhe në futboll, sigurisht: janë ata që në më të shumtën e rasteve përcaktojnë diferencën mes lojtarëve normalë, kampionëve e jashtëtokësorëve. Term, ky i fundit, perfekt për një si Cristiano Ronaldo: një fenomen në fushë, por edhe jashtë. Një robot, mund të thuhet. Që kujdeset për gjithcka, vecanërisht për ushqimin e gjumin: janë 6, në fakt, vaktet që portugezi konsumon gjatë ditës e mund të arrijë deri në 5-6 përgjumje. E pabesueshme, por e vërtetë.
MENUJA E FENOMENIT— Detajet zbulohen nga Nick Littlehales, ekspert i pushimit me të cilin CR7 ka punuar gjatë në karrierë: Cristiano e fillon dietën e ditës me një mëngjes me bazë proshute, djathi e shoqërues kosin. Kalohet pastaj në një toast avokado e dy dreka e dy darka me bazë përmbajtje të lartë yndyrnash e proteinash: prezente pula e sallata, ndoshta me një pjatë të dytë me peshk (shpesh ton), vezë e ullinj. E në mbrëmje, sërisht peshk ose mish.
GJUMË SI NJË NDESHJE — Një sasi ushqimi i rëndësishëm, por që mund të qendrojë qetësish, duke parë fizikun e stërvitjet të cilave i nënshtrohet portugezi. Flitej për gjumë: gjatë ditës përgjumjet janë pesë (ndonjëherë edhe gjashtë) për rreth 90'. "Nuk është gjumë - ka thënë Littlehales për Football Whispers -, nuk është për personat e moshuar që shohin tv. Është një mënyrë për të fjetur më pak e për të përmirësuar rikuperimin".