Njëri doli nga fusha me kokë ulur duke u munduar të evitojë ti fliste, të kaptën para telekamerave. Tjetri i tha publikisht atë që mendon. Protagonistët janë Marquinhos e Danilo dy lojtarë që për zgjedhjet e Tuchel po luajnë në role të përmbysura. Humbja në Leipzig sidoqoftë e ka kthyer Psg në kaos total. Tekniku gjerman vazhdon të përdorë Marquinhos në mesfushë, pavarësisht se i ishte premtuar roli i qendrës së referimit, pas lamtumirës së Thiago Silva, që kaloi tek Chelsea me zero euro. Një nisje e papranuar kurrë nga tekniku që në merkato pretendonte një qendror të ri, pikërisht për të vazhduar të përdorë brazilianin në regji. Lëvizje që krijon gropa, si dje në barazimin e Leipzig (1-2). Tuchel shpiku Danilon në mbrojtje, pavaraësisht se regjisti natyral u zgjodh nga Leonardo për të forcuar mesfushën si prioritet.
Humbja e dytë në Champions ka krijuar tashmë tensione edhe në dhomat e zhveshjes. Kapiteni Marquinhos lëvizi me diplomaci. Përpara telekamerave tha se vihet në dispozicion të skuadrës, por shumë më elokuente ishte mënyra e daljes nga fusha, duke i ikur Tuchel që donte ti fliste. Danilo nuk e pati problem ndërkohë të fliste hapur për Telefoot: "Unë jam mesfushor e kam vetëm nocionet bazike të mbrojtjes". E përkthyer: faji nuk është i imi, por i Tuchel që prej javësh është në luftë edhe me gazetarët: "Në Paris nuk jeni kurrë të kënaqur e nuk e kuptoj përse flisni vetëm për të ardhmen time".