Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Video/ "Objektivi, të ndërtojmë skuadër": Brdaric shuan entuziazmin, pas fitores së Vllaznisë me Apoloninë

Lapsi.al 4 November 2020
Video/ "Objektivi, të ndërtojmë skuadër": Brdaric

“Kemi bërë një ndeshje të parë agresive. Në pushim iu kamë thënë lojtarëve që të jenë të duruar dhe të presin momentin e tyre. Nuk mund të luajnë gjatë gjithë kohës në presion. Jam shumë i lumtur për rezultatin". Kështu u shpreh tekniku i Vllaznisë Thomas Brdaric pas fitores së dytë radhazi, mes kampionatit e Kupës, në krye të pankinës shkodrane. Kundër Apolonisë nuk ishte ndeshja më e vështirë, por as ajo më e thjeshta e megjithatë shkodranët e zgjidhën në pjesën e dytë me golat e Haris Dilaver, i cili zhbllokoi takimin në minutën e 53 dhe golin e vonë të Ismael Dunga.

Me fitoren e sotme, Vllaznia premton se do të jetë një skuadër ambicioze këtë sezon, por tekniku gjerman shuan entuziazmin në Shkodër, duke thënë se objektivi kryesor është larg trofeut: "Objektivi kryesor është të ndërtojmë një skuadër. Lojtarët duam që të japin maksimumin. Duhet të kemi një ekip kompetitiv, që të luajë futboll".

Një sinjal të rëndësishëm tekniku e ka marrë nga Dunga, me ish-sulmuesin e Tiranës e Luftëtarin që realizoi gol sapo u fut në fushë e madje mund të shënonte dygolësh, nëse në fund, përballë portierit, do të kishte qenë më i qetë: "Çdo ndeshje është një kapitull i ri. Ne duam të kemi një mënyrë tonën të lojës. Duam të jemi shumë kompakt", përfundoi gjermani.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI