Flash

Prapaskena/ Maradona operohet në tru, kundër vullnetit të familjes

Lapsi.al 4 November 2020
Prapaskena/ Maradona operohet në tru, kundër vullnetit të
Bota e futbollit ka marrë frymë lehtësisht. Operacioni në tru, ndaj të cilit u nënshtrua Diego Maradona për të hequr një mpiksje gjaku "ishte një sukses”. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Pibe de Oro, Sebastian Sanchi, që ka shtuar gjithashtu: “Gjithcka ka shkuar si parashikohej, Diego është mirë e po pushon në dhomën e tij”. Operacioni, i kryer në Klinikën Olivos të Buenos Aires, zgjati rreth 80 minuta, si ka shpjeguar doktor Leonardo Luque, mjeku personal i Maradonës: “Arritëm të heqim mpiksjen e gjakut. Diego e përballoi mirë operacionin. Është nën kontroll, do të mbetet nën vëzhgim”. FAMILJA KUNDËR OPERACIONIT Sipas të përditshmes kryesore argjentinase, Clarín, familja "kishte vënë në dyshim vendimin për ta operuar, që u mor nga orë më parë nga mjeku; e është munduar të vonojë ndërhyrjen, por pastaj vetë Maradona ka vendosur të operohet". Sipas asaj që bën të ditur ‘Olé’, Maradona, që fillimisht ishte shtruar për një formë anemie, në ditët e para do të qendrojë në terapi intensive. Duhet të qendrojë në spital për të paktën një javë e rikuperimi mund të zgjasë rreth një muaj.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI