Flash

"Bëjini Ibras kontratë 5 vjeçare": batutën e tifozit Milan e merr seriozisht: në lojë rinovimi

Lapsi.al 3 November 2020
"Bëjini Ibras kontratë 5 vjeçare": batutën e

Zlatan Ibrahimovic me fanellën e Milan përtej moshës 40 vjecare. Nuk është më një ide, por një prespektivë cdo ditë e më konkrete. Milan është duke arsyetuar në lidhje me rinovimin e kampionit suedez, për ta bërë pikë referimi të skuadrës edhe në sezonin 2021/2022, kur Zlatan do të futet zyrtarisht "të 40-at" (i mbush në 3 tetor). Nga ana teknike dyshimet janë të pakta, për të mos thënë asnjë. Nga ajo ekonomike, një ndihmë për shoqërinë mund të vijë nga dekreti i rritjes e nga pasoja e favorshme fiskale, kështu që e gjithë lidhet me anën fizike.

Sulmuesi kuqezi ka thënë, me një batutë, pas magjisë në Udine, se Maldini duhet ti kishte dhënë kontratën për ta firmosur përndryshe nuk do luante më. Drejtori teknik, në një intervistë të mëparshme, kishte theksuar se përtej atyre të Donnarumma e Calhanoglu, klubi po fillon të konsiderojë edhe rinovimin e Zlatan.

Kështu, vullneti për të vazhduar bashkë është reciproke e duket e qartë. Shpejt do të ketë një takim mes shoqërisë e Mino Raiola, me të cilin kontaktet janë shtuar për shkak të cështjes së portierit. Ibrahimovic kërkon të udhëheqë Milan edhe në Champions League, ku nuk luan tashmë nga 2017 (vetëm një prezencë me Manchester United në atë sezon). Me shpresën se do të përballet me të mëdhatë e Europës me shenjën e kampionatit në gjoks...

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI