Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

“Nuk ka dëshirë të ushqehet, është i trishtuar”: pas ditëlindjes, Maradona shtrohet në spital me depresion

Lapsi.al 3 November 2020
“Nuk ka dëshirë të ushqehet, është i

Diego Armando Maradona është shtruar në spital me shenja të depresionit, tre ditë pas ditëlindjes së tij të 60. Një anëtar i stafit të Pibe de oro ka deklaruar, se gjendja shëndetësore e megjendës argjentinase "nuk është e rëndë ". "Është shumë i trishtuar prej një jave, nuk ka dëshirë të ushqehet", ka thënë ai duke shtuar se mjeku personal i Maradonës, Leopoldo Luque, e ka sjellë ish-lojtarin në spital për tiu nënshtruar kontrolleve sanitare.

Kapiteni i Argjentinës kampione e Botës 1986 është shtruar në një klinikë private në La Plata, rreth 40 kilometra në jug të Buenos Aires. Maradona ka kaluar aty fundin e vitit të kaluar, kur mori rolin e teknikut të skuadrës së divizionit të parë Gimnasia y Esgrima.

Ish-numri 10 i Napolit ka mbushur 60 vjec të premten e është prezantuar atë mbrëmje për ndeshjen e kampionatit kombëtar të Gimnasias kundër Patronato, që skuadra e tij e fitoi 3-0. È megjithatë iku para fundit të pjesës së parë, gjë që ngriti dyshime mbui shëndetin e tij.

Luque ka mohuar se Maradona është infektuar me Covid-19. Argjentinasi ka qendruar i izoluar në shtëpi për ditë me radhë, pasi një person me të cilin punonte shfaqi simptomat e sëmundjes. "Nuk kishte energji, ditëlindja ishte një faktor që e komplikoi në këtë këndvështrim", ka thënë doktori. "Idea ime është ta hidratoj për tre ditë, të shohim zhvillimin e ta kurojmë. Nuk ka asnjë emergjencë".

Maradona është në një dhomë të klinikës e Luque ka thënë se mund të zgjedhë të shkojë në shtëpi kur të dojë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI