Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Covid 'shpartallon' skuadrat e Champions: Ajax pa 11 lojtarë, Dinamo Kiev pa 13

Lapsi.al 2 November 2020
Covid 'shpartallon' skuadrat e Champions: Ajax pa 11 lojtarë,

Covid-19 është duke i shkaktuar probleme të madhe skuadrave europiane, duke vënë në vështirësi edhe kompeticionin më të rëndësishëm për klube Champions League. Koronavirus është futur në rradhët e Dinamo Kiev, skuadër që bën pjesë në të njëjtin grup të Juventus e të Ferencvaros të Uzunit, duke e masakruar. Formacioni ukrainas të mërkurën në mbrëmje do të jetë e detyruar të prezantohet në Camp Nou për tu përballur me Barcelonën pa 13 lojtarë, nga të cilët nëntë janë jashtë për shkak të pozitivitetit ndaj virus. Tekniku rumun Mircea Lucescu duhet të bëjë pa Bushchan, Boiko, Mykolenko, Karavayev, Harmash, Shaparenko, Baluta, Tsytaishvili e Duelund, të gjithë të infektuar, të cilëve i shtohen të dëmtuarit Burda, Tymchyk e Kostevych, përvec të skualifikuarit Sydorchuck.

AJAX, 11 MUNGESA PËR COVID KUNDËR MIDTJYLLAND

Heshtarët janë bërë copë nga virusi një ditë para ndeshjes së Champions League në shtëpinë e Midtjylland. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat hollandeze, mes radhëve të Ajax janë 11 lojtarë pozitivë me koronavirus që nuk janë nisur për transfertën daneze. Tekniku Ten Haag ka grumbulluar për momentin vetëm 17 lojtarë. Kanë qendruar në Amsterdam - mes të tjerëve - Tadic, Klaassen, Onana, Stekelenburg e Gravenberch. Sonte në mbrëmje do të bëhet vala tjetër e tamponeve: ata që rezultojnë pozitivë fals do të mund ti bashkohen shokëve nesër.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI