Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Champions/ Inter vendos të ardhmen e Zidane: "Nuk e mendoj, zikaltrit vlejnë po aq sa Huesca"

Lapsi.al 2 November 2020
Champions/ Inter vendos të ardhmen e Zidane: "Nuk e mendoj, zikaltrit

"Futbollistët e Real Madrid duhet të japin gjithcka e të tregojnë përse luajnë për këtë klub". Zinedine Zidane karikon ambjentin e Blancos e shkund lojtarët e tij në vigjilje të sfidës delikate të Champions League kundër Inter: "Është një finale e duam ta luajmë si të tillë. Janë tre pikë që duhet absolutisht të provojmë ti marrim - ka shtuar francezi, i cili ka konfirmuar mungesën e Militaos, pozitiv me Covid, duke e quajtur humbje me peshë - pa Militaon humbasim dicka të rëndësishme, por të gjithë do të japin maksimumin" ka thënë tekniku i merengues.

"E njoh mirë Inter - shtoi Zidane - do të jetë një ndeshje e komplikuar sepse janë të fortë, fizikë e luajnë mirë futboll. Do të jetë e vështirë për ne, cdo ndeshje është një finale, e dimë e do të përqendrohemi pa menduar atë që mund të ndodhë më pas".

"Ndeshja kundër Huesca kishte të njëjtën rëndësi të ndeshjes së nesërme kundër Inter", ka thënë ai më pas duke komentuar fitoren e fundit në kampionat Zidane, që pavarësisht një fillimi të vështirë në Champions nuk fshihet: "Vitin e kaluar nuk fituam në Europë, por objektivi nuk mungon. Kush luan këtu e di se objektivi është të fitojmë Champions League. Nuk mund të ndryshojmë atë që ka ndodhur, por mund të ndryshojmë akoma gjërat me ndeshjet e ardhshme".

Tekniku i Blancos i ka dedikuar më pas një mendim edhe Antonio Conte, ish-shokut të tij në bardhezi: "Nuk jemi dëgjuar, si kapiten i Juventus ishte shumë i rëndësishëm për skuadrën. Normale që është bërë trajner, nuk më habit. Kemi raporte të mira, më kujtohet që shkova ta takoja në Torino kur po bëhesha edhe unë trajner e më bëri shumë përshtypje".

"Një humbje me Inter do të paravendoste të ardhmen time? Nuk e besoj. Unë mendoj pozitivisht, mendoj për ndeshjen e nesërme, mendoj për Inter e sfidën e Champions. Ne mund vetëm të përgatisim mirë ndeshjen e ta luajmë” përfundoi Zidane.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI