Flash

Zbulohet i infektuari tek Real Madrid: Militao është pozitiv ndaj Covid

Lapsi.al 2 November 2020
Zbulohet i infektuari tek Real Madrid: Militao është pozitiv ndaj
Në vigjilje të sfidës së rëndësishme të Champions League kundër Inter, Real Madrid bën të ditur, me një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare, se lojtari që rezultoi pozitiv me Covid-19 pas xhiros së fundit të tamponeve, të kryer mengjesin e djeshëm është Eder Militão. Një goditje e fortë për Zinedine Zidane, që e kishte pritur brazilianin pas një dëmtimi e që për sfidën me zikaltrit duhet të bëjë gjithashtu edhe pa Carvajal, Nacho, Odriozola e Lucas Vázquez (i dëmtuar në sfidën e fundit të kampionatit). Të gjithë komponentët e tjerë të grupit të skuadrës e të stafit teknik, specifikon pastaj Real Madrid, kanë rezultuar negativë. KOMUNIKATA "Real Madrid CF bën të ditur se lojtari ynë Éder Militão ka rezultuar pozitiv në testin COVID-19 të kryer dje, e djelë në mëngjes. Të gjithë lojtarët e tjerë e stafi teknik i skuadrës së parë, ashtu si të gjithë punonjësit e klubit që punojnë drejtpërdrejtë me ta, kanë dhënë rezultat negativ në të njëjtin test. Në të njëjtën mënyrë, konfirmohet edhe njëherë se të gjithë, përvec Éder Militãos, kanë dhënë rezultate negative në testet antigene të kryer mëngjesin e sotëm".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI