I zakonshmi Zlatan Ibrahimovic udhëheq Milanin gjithnjë e më shumë në krye të Serie A. Falë golit vendimtar të suedezit e atij të Kessie në pjesën e parë, Milan triumfon në Dacia Arena, duke mundur Udinese 2-1 në sfidën e javës së gjashtë të kampionatit.
Ndeshja ishte vibruese që nga minutat e para, me Udinesen që krijoi shqetësime me Pussetto e ish-lojtarin kuqezi Deulofeu. Milan mori lojën në dorë me kalimin e minutave e u shfaq rrezikshëm nga anët e Musso me Saelemaekers që goditi keq. E megjithatë, në të 16' erdhi avantazhi kuqezi: Ibrahimovic mori topin e priti depërtimin e Kessie, që brenda zonës mposhti portierin bardhezi, duke shënuar golin e dytë sezonal.
Udinese e rriti lojën, duke e detyruar skuadrën e Pioli të mbrohej, por pa krijuar raste të mëdha. Në fund të pjesës së parë friulanët protestuan për një faull të Ibrahimovic ndaj Okaka në zonë. Bardhezinjtë provuan të gjejnë barazimin me rifillimin e lojës e, pas tre minutash fituan një penallti për një faull të Romagnoli ndaj Pussettos. De Paul trasformoi me saktësi, duke barazuar 1-1.
Milan u mundua të reagonte, por nuk shkaktoi telashe të mëdha nga anët e Mussos. Pioli provoi të ndryshonte dicka duke hedhur në fushë Diaz, Rebic e Dalot e efektet u ndjenë në minutën e 83': kroati hodhi një top në qendër për Ibrahimovic që i mori kohën dy mbrojtësve dhe në rovjeshatë shënoi një gol spektakolar, duke i dhënë fitoren Milan: e dhjeta në sezon.