Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Video/ Gervinho i bën shakanë e Halloween: Inter shpëton fytyrën në shtesë

Lapsi.al 31 October 2020
Video/ Gervinho i bën shakanë e Halloween: Inter shpëton

Inter nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi kundër Parmës në javën e gjashtë të Serie A. Pasi dominuan pjesën e parë, zikaltrit e Conte e panë veten nën dy gola, pas rikthimit nga dhomat e zhveshjes për shkak të dygolëshit të Gervinho (46' e 61'), i aftë të shfrytëzonte thellësinë. Brozovic në të 64' hapi ndeshjen, por ishte goditja me kokë e Perisic në të 92' që i evitoi humbjen Contes.

Një fund ndeshje të tillë - në terma rezultati - ndoshta nuk e priste, por nëse 2-2 i Perisic në të 92' i evitoi humbjen e dytë në kampionat Interit, Conte ka disa kokëcarje për të zgjidhur. Mungesa e Lukaku, impenjimet e shumta e të paktën disa raste të pastra të humbura janë alibi për skuadrën zikaltër, që duhet thënë se edhe ndaj Parmës tregoi gjithë difektet e fillimit të sezonit.

Pak cinizëm në sulm e brishtësi evidente në mbrojtje, duke qenë se Parma gjeti golat në dy rastet e vetme ofensive të ndeshjes. Episode të dyshimta në zonë kishte, me Inter që kërkoi penalltinë e paakorduar nga arbitri Piccinini, por për të numëruar rastet e shpenzuara nga lojtarët e Contes nuk mjaftojnë gishtat e njërës dorë. E fundit, që mund ti ndryshonte fytyrën Contes ishte goditja me kokë e Vidal që përfundoi jashtë. E ky aspekt, me apo pa Lukakun, duhet sistemuar për të mundur të synojë lart.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI