Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Video/ Bayern e Dortmund në krye të Bundesligës: goli më spektakolar është i Augsburg

Lapsi.al 31 October 2020
Video/ Bayern e Dortmund në krye të Bundesligës: goli më

Në pritje të Leipzig, Bayern Mynih e Borussia Dortmund fluturojnë në krye të Bundesligës. Kampionët e Europës fituan 2-1 në fushën e Koln falë penalltisë së Muller e golit të Gnabry. Verdhezinjtë, pa Haaland, u imponuan 2-0 në shtëpinë e Arminia Bielefeld falë dygolëshit të Hummels. Goli i André Silva eviton humbjen e Eintracht Frankfurte, që barazoi 1-1 me Werder Bremen. Fitoi edhe Augsburg: 3-1 ndaj Mainz.

KOLN-BAYERN MYNIH 1-2

Fitorja e pestë në 6 ndeshje për Bayern Mynih, që nisi menjëherë for në Koln: në të 14', Muller realizoi një penallti të provokuar nga një prekje me dorë e Wolf, duke firmosur 1-0. Dyfishimi erdhi në kohën shtesë, me zbritjen në të djathtë të Gnabry që finalizoi me të majtën për të siguruar rezultatin. Nuk kaloi pa frikë për bavarezët kjo ndeshje, duke qenë se Koln ngushtoi diferencën në të 82' me Drexler, që korigjoi në portë një goditje të Thielmann, por Bayern rezistoi pavarësisht tentativave finale të kudnërshtarëve, duke u ngjitur provizorisht në vendin e parë me 15 pikë.

ARMINIA BIELEFELD-BORUSSIA DORTMUND 0-2

Fitore e cmuar për Borussia Dortmund që, pa Haaland, vuan në fushën e Arminia Bielefeld, por fiton gjithësesi 2-0. Pas një pjese të parë pa gola, sfida zhbllokohet në të 53' me një devijim të Hummels në goditjen e këndit të ekzekutuar nga Sancho. Në të 68', verdhezinjtë shkuan pranë golit me van der Hoorn, që rrezikoi autogolin duke devijuar në shtyllë krosimin e Delaney. Gjithësesi, takimi me golin vetëm është shtyrë, e mbërriti katër minuta më pas: është sërisht Hummels, në krosimin e Reus, që goditi me kokë për të shënuar 2-0 final. 15 pikë edhe për Dortmund, bashkë me Bayern.

EINTRACHT FRANKFURTE-WERDER BREMEN 1-1

Është përsëri André Silva që shpëton Eintracht: ashtu si në Koln, goli i portugezit vlen barazimin 1-1 kundër Werder Bremen. Në pjesën e parë në Frankfurt, vendasit panë ti anullohet një gol Kamadas. Në të dytën, miqtë zhbllokuan rezultatin falë Sargent, që në të 52' i shpëtoi pozicionit jashtë loje e mposhti Trapp duke kaluar skuadrën e tij në avantazh 1-0. Por në të 65' André Silva mori në zonë pasimin e Kamadas për të barazuar rezultatin, që i lejon Werder e Eintracht të ngjiten në kuotën e 9 pikëve.

AUGSBURG-MAINZ 3-1

Sfida e WWK Arena u zhbllokua në të 40', me rovjeshatën e mrekullueshme të Vargas pas topit të mbetur në zonë në goditjen e Iagos. Në pjesën e dytë, Onisiëo hyri në lojë e, pas 6 minutash, firmosi 1-1 në të 64' me të majtën pas një kontrolli perfekt në sugjerimin e Oztunali. Në fund, Augsburg mori më të mirën falë dygolëshit të Hahn, që fillimisht shënoi golin e 2-1 në të 80' me një të djathtë në zonë në asistin e Finnbogason, pastaj gjeti 3-1 në kundërsulm, duke i dhuruar momentalisht Augsburg vendin e katërt në renditje me 10 pikë.

GERMANY - BUNDESLIGA

1. FC Koeln 1 - 2 Bayern Munich

Arminia Bielefeld 0 - 2 Borussia Dortmund

Augsburg 3 - 1 Mainz 05

Eintracht Frankfurt 1 - 1 Werder Bremen

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI