Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

F1/ Nuk i sjell fat 13: Hamilton nuk e fsheh zhgënjimin kur u kalua nga Bottas

Lapsi.al 31 October 2020
F1/ Nuk i sjell fat 13: Hamilton nuk e fsheh zhgënjimin kur u kalua nga

Valtteri Bottas i rrëmben Lewis Hamilton pole position në takimin e 13 të Botërorit të Formula 1 në Imola. Finlandezi mposht për 97 të mijtat liderin e Botërorit që kompleton kështu një tjetër vijë të parë të gjithën Mercedes. Max Verstappen (+0.567) ndan vijën e dytë me surprizuesin Pierre Gasly (+0.983). Nga vija e tretë do të nisen Daniel Ricciardo e Alexander Albon, ndërsa Ferrari me Charles Leclerc (+1.007) duhet të kënaqet me kohën e shtatë. Sebastian Vettel nuk e kaloi dot kufirin e Q2 e do të niset nga vija e shtatë.

Mes Hamilton e Verstappen përfundon të festojë... Bottas. Finlandezi dogji kryesuesin e kampionatit në "time-attack" të fundit e i rrëmben për fare pak pole të GP së parë në Imola, 14 vjet nga ai i mëparshmi. U tregua i aftë Valtteri të përmbyste ritin e tij të zakonshëm që e shihte të shpejtë të premten, por kalohej nga Hamilton të shtunën. "All Blacks" në Formula 1 blindojnë vijën e parë të një takimi që, tek Mercedes, do të mbajë "lehtësisht" titullin e shtatë të Konstruktorëve.

Kërcënimi që përfaqësohej nga Max Verstappen u venit në minutat e parë të Q2, kur një humbje fuqie e detyroi hollandezin të kthehej në box ("No poëer! No poëer!" thërriste në radio) e skuadra e tij kreu një ndërhyrje të shpejtë në RB16 për ti kthyer Max një makinë për tu kualifikuar në sekondat e fundit për në fazën vendimtare të kualifikueseve. Zhgënjim më i madh se Verstappen është vetëm ai i Lewis Hamilton (që u shfaq hapur në intervistë) që pole position në këtë cirkuit e kishte shumë të rëndësishëm.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI