Flash

Nba, lojtarët kundërshtojnë sezonin e ri në dhjetor: 500 milionë dollarë bëjnë presion mbi Ligën

Lapsi.al 29 October 2020
Nba, lojtarët kundërshtojnë sezonin e ri në dhjetor: 500

Nuk ka ende një akord mes Nba e lojtarëve të basketbollit mbi datën e fillimit të sezonit të ardhshëm. Do të jetë e vështirë të shohësh një ndeshje të basketbollit amerikan përpara Krishtlindjes, si pretendonte Liga para vetos së vendosur nga Nba, shoqata sindikale që përfaqëson të drejtat e lojtarëve. Sipas asaj që bën të ditur Yahoo sport janë gjithnjë e më të shumtë mendimet e favorshme për një fillim në 18 janar, ditë kur përket edhe Martin Luther King Day.

Vetëm se në lojë janë rreth 500 milionë dollarë. E di mirë komisioneri Adam Silver, i ndërgjegjshëm sa cfarë impakti kanë në terma ekonomikë takimet klasike të krishtlindjes mes sponsor e të drejtave televizive. Edhe për këtë motiv liga ka nisur prej kohësh të punojë mbi një kalendar me "vetëm" 72 ndeshje me transferta të reduktuara në 25%. Plani i Nba është të bëjë një nisje të sezonit të rregullt në 22 dhjetor, një datë që do ti lejonte sportistëve të mund të marrin pjesë në Olimpiadën e Tokios.

Zgjedhja është kundërshtuar nga pjesa më e madhe e basketbollistëve, kështu që nuk përjashtohen zhvillime të reja mvi cështjen. Një ide që rritet edhe më shumë pas fjalëve të presidentes së shoqatës së lojtarëve Michelle Roberts: "Duke patur në konsideratë të gjitha cështjet që duhen zgjidhur nga këtu në 22 dhjetor, të besosh se mund të rifillosh të luash në mënyrë kaq të shpejtë nuk ka kuptim, edhe pse shtrohen cështje finanaciare përpara”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI