Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Superioria mbyll bojkotin, por katër stadiume janë jashtë funksionit: kanë mbjellë fushat

Lapsi.al 29 October 2020
Superioria mbyll bojkotin, por katër stadiume janë jashtë

Futbolli është kthyer të luhet, me vendim, por tani cështja është se ku? Tirana, Vllaznia, Teuta e Elbasani nuk kanë ditur nëse duhet të gëzohen nga nisja e afërt e kampionatit, sepse stadiumet e tyre nuk janë ende gati: në padijeni të ditës së kur do të niste futbolli e në mungesë të theksuar organizimi apo largpamësie, kanë vendosur të mbjellin fushat.

Më keq situatën e ka Tirana, me fushën e stadiumi të mbjellë vetëm dy ditë më parë. Ky fakt, që e bën të jofunksional stadiumin për bardheblutë e për Partizanin e komplikon keq punën, sepse edhe Elbasan Arena ku kryeqytetaset mund ti luanin ndeshjet nuk është gati, edhe pse shpresohet shumë që për të mërkurën testi final të ketë dhënë aprovimin se mund të luhet, gjë që vështirë të ndodhë, duke qenë se është mbjellë vetëm 10 ditë më parë. Bardheblutë kanë patur qetësinë për të ngacmuar rivalët me video, por në komentet e tifozëve nuk kthyen asnjë përgjigje se ku do të luhet kunder Kukësit.

Kanë bërë të njëjtëin veprim në Loro Borici e Niko Dovana, ndonëse bëhet fjalë për në fillim të muajit, gjë që potencialisht i konsideron impiantet të rikuperueshme për të mërkurën, edhe pse kohët ideale e përjashtojnë mundësinë për të luajtur kaq shpejt. Sikur të mos mjaftonin Arena Kombëtare është në pritje të tre ndeshjeve të kombëtares në harkun e një javë, mes 11 e 18 nëntorit, kështu që askush nuk guxon ti shtojë ngarkesë fushës ku do të luajnë kuqezinjtë miqësoren me Kosovën e sfidat e Nations League.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI