Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Video/ Një devijim, një penallti, tre gola të anulluar: Juventus humbet në shtëpi, United i shënon 5 Leipzig

Lapsi.al 28 October 2020
Video/ Një devijim, një penallti, tre gola të anulluar: Juventus

Në raundin e dytë të fazës së grupeve të Champions League, Juventus humbet 2-0 me Barcelonën e Pirlo pëson humbjen e parë në karrierë. Manchester United fikson fitoren më të thellë të mbrëmjes, duke shënuar 5 herë në portën e Leipzig. Mirë Dortmund, por edhe Lazio që merr pikë në Brugges, ndërsa Sevilla i përgjigjet në Grupin E, fitores së Chelsea, duke kaluar me golin e De Jong në të 56 francezët e Rennes.

Për Grupin F, Dortmund u rikthye në lojë me suksesin 2-0 ndaj Zenit. Pas debutimit të vështirë (humbje 3-1 me Lazion), gjermanët e zgjidhën në pjesën e dytë historinë e tyre me rusët, duke shfrytëzuar penalltinë e Sancho e golin e të zakonshmit Halaand. Barazon 1-1 në Belgjikë Lazio, që mban vendin e parë të grupit me 4 pikë, por shpresoi shumë kur Correa shënoi golin e parë, përpara se të arrihej me penallti në fundin e pjesës së parë.

Barcelona merr vendin e parë të Grupit G, duke fituar në Torino kundër Juventus, suksesi i parë i katalanasve në fushën e bardhezinjve, që mbetet të dytët falë barazimit 2-2 mes Ferencvaros e Dinamo Kiev. Luajtën më mirë katalanasit, që goditën një shtyllë me Griezmann (2') e kaluan në avantazh me Dembélé, goditja e të cilit u devijua nga Chiesa duke e bërë të pakapshme për Szczesny. Morata shënon tre herë, por tre herë VAR anulloi gëzimin e spanjollit, për centimetra pozicioni jashtë loje. Pesë minuta nga fundi Demiral u ndëshkua me karton të kuq e Bernardeschi prej pak minutash në fushë shkaktoi penallti, duke i dhënë mundësinë Messi të shënonte 2-0 në minutën e 91'

Manchester United nuk e diskuton më vendin e parë në Grupin H e pasi mundi në Paris PSG, i jep një shuplakë 5-0 Leipzig në Old Trafford, duke mundur dy ekipet më të forta në dy ndeshjet e para. PSG shkoi të fitonte në Stamboll për të barazuar me pikë Leipzig, por skuadra e Solskjaer duket e papërballueshme për të gjithë kundërshtarët e tjerë të grupit.

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP E

FC Krasnodar 0 - 4 Chelsea

Sevilla 1 - 0 Rennes

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP F

Borussia Dortmund 2 - 0 Zenit St. Petersburg

Club Brugge 1 - 1 Lazio

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP G

Ferencvaros 2 - 2 Dynamo Kyiv

Juventus 0 - 2 Barcelona

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP H

Istanbul Basaksehir 0 - 2 Paris Saint-Germain

Manchester United 5 - 0 RasenBallsport Leipzig

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI