Flash

F1/ Në Imola me dyer të mbyllura: dështon negociata me qeverinë, spektatorët do rimbursohen

Lapsi.al 28 October 2020
F1/ Në Imola me dyer të mbyllura: dështon negociata me

Në fund ka fituar mirëkuptimi: GP i Formula 1 në program në fund të javës në Imola do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Njoftimin e kanë bërë vetë organizatorët e "Formula Imola". Ka dështuar ndërkohë negociatat e tentuara nga Komuna e Rajoni për të shkëputur për evenimentin një përjashtim nga ndalimi për publikun që të asistojë në ngjarjet sportive. Organizatorët janë që tani në veprim për rimbursimin e biletave, duke siguruar se do të ndodhë në një kohë shumë të shkurtër.

Një lajm i keq për të apasionuarit italianë të garave me makina, por nuk mund të ishte ndryshe duke parë situatën emergjente në të cilën ndodhet vendi.

"Një vlerësim ekstremisht i kujdeshëm - kanë komentuar organizatorët të zhgënjyer - pavarësisht se programi i zhvillimit të eventit parashikonte një disiplinë shumë të fortë dhe kontrolle të shumëfishta sanitare". Për të marrë përjashtimin, Komuna kishte edhe propozuar të reduktonte edhe më shumë 13mijë vendet e parashikuara fillimisht.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI