Flash

Dorëhiqet presidenti Bartomeu: Barcelona zhytet në kaos

Lapsi.al 27 October 2020
Dorëhiqet presidenti Bartomeu: Barcelona zhytet në kaos

Pas një vere të trazuar, karakterizuar nga kriza me Leo Messi, Barcelona zhytet në kaos pikërisht në vigjilje të sfidës së Champions League kundër Juventus. Presidenti Bartomeu e gjithë stafi i tij ka vendosur të japë dorëhqjen pasi mësoi pozicionin e Generalitat de Catalunya mbi votën e censurës. Generalitat i kishte shkruar klubit se nuk shihte "ndalesa ligjore për të mbajtur një mocion votëbesimi, me kusht që protokolli organizativ të përfshijë kërkesat që grupi teknik i PROCICAT paraqiti në takimin në 21 tetor ". Përgjigja e Qeverisë (nënshkruar nga krerët e Presidencës, Departamenteve të Brendshme, Shëndetësisë dhe Sportit) ishte në fakt refuzimi në lidhje me vullnetin e klubit për të shtyrë votimin "për arsye shëndetësore", që ishte vendosur të mbahej si seli unike në Camp Nou për 1 dhe 2 nëntor.

Praktikisht, Bartomeu e ka lënë detyrën dhe për këtë arsye nuk do t'i nënshtrohet votimit të mocionit të mosbesimit që kërcënoi ta përjashtonte nga presidenca. Pavarësisht nga rezistenca e treguar të hënën, kur ai mohoi të kishte menduar ndonjëherë të jepte dorëheqjen, brenda disa orësh ai iu dorëzua presionit duke lënë presidencën.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI