Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Video/ Gafat skandaloze në San Siro. Web shpërthen në ironi: "E mbyllën edhe VAR për Covid?"

Lapsi.al 27 October 2020
Video/ Gafat skandaloze në San Siro. Web shpërthen në ironi:

Spektakël në San Siro, por në fund të gjithë dolën të pakënaqur. Në pjesën e dytë të sfidës Milan-Roma ndodhi gjithcka e protagonisti absolut ishte arbitri Piero Giacomelli, që përfundoi në bankën e të akuzuarve, ashtu si VAR i Luigi Nasca, për akordimin e dy penalltive inekzistente, një për ekip. Vendime që kanë bërë tifozët të shpërthejnë në web: "VAR ishte i prishur?" pyetën shumë prej tyre.

PENALLTIA E PARË

Polemikat në rrjetet sociale nisën në minutën e 69' të sfidës në San Siro, kur Bennacer në zonën e tij ndërhyri ndaj Pedros, që i shkel këmbën e rrëzohet. Faulli i spanjollit duket i qartë, por Giacomelli fërshëllen penallti me siguri e në mënyrë të pashpjegueshme nuk korigjohet nga VAR. Kuqezinjtë protestojnë e kërkojnë fort një check on field, por arbitri vazhdon të tijën e i jep karton të verdhë Leaos për protesta.

PENALLTIA E DYTË

10 minuta më pas një tjetër gafë. Top i gjatë për Calhanoglu në zonën verdhekuqe, Mancini provoi të ndërhyjë para turkut por gaboi dhe me këmbën lart nuk kapi as topin e as kundërshtarin, që ndërkohë u rrëzua. Giacomelli nuk ka dyshime e tregoi pikën e bardhë mes protestave të miqve, por edhe këtë herë nuk u thërrit nga VAR e Ibra shënoi dygolëshin personal përpara barazimit përfundimtar të Kumbullës.

Dy vendime të gabuara, kjo duket qartë, por më shumë se gabimet e arbitrit, tifozët i ka tërbuar mungesa e ndërhyrjes së VAR: "Me shumë mundësi e kanë mbyllur edhe VAR në orën 18" ka ironizuar dikush, në lidhje me lockdoën për shkak të Covid...

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI