Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Champions, provat e dyta: Real e Atletico shans për tu rimëkëmbur

Lapsi.al 27 October 2020
Champions, provat e dyta: Real e Atletico shans për tu rimëkëmbur

E marta sjell sërisht në fushë emocionet e kompeticionit më të rëndësishëm europian. Champions League luan tashmë raundin e dytë të ndeshjeve të katër grupeve të para, në të cilat disa nga pretendentët duan të rikonfirmohen e disa të tjerë si Real e Atletico Madrid duhet të reagojnë pas humbjeve katastrofike në debutim.

Grupi A ka Bayern Mynih padron dhe këtë e ka kuptuar edhe skuadra e Simeones e shkatërruar me një poker në Allianz Arena. Kështu për spanjollët tashmë është mundësia për tu ngritur në këmbë, të paktën për të qenë forcë e dytë e grupit, kur përballë të kenë Salzburg. Në ndeshjen tjetër, Lokomotiva do të mundohet të përballojë expresin bavarez, që udhëton me 1000 në orë dhe duket I frikshëm për të gjithë.

Shakhtar e prêt Inter në Grupin B si kryesues, edhe pse zikaltrit kanë ende në mendje fitoren në gjysëmfinalen e edicionit të kaluar të Europa League. Lukaku do të udhëheqë skuadrën e Conte në transfertën ukrainase, pas barazimit zhgënjyes në shtëpi me Gladbah, që duhet të bëjë llogaritë me tërbimin e Real. Skuadra e Zidane ka marrë një dozë adrenaline në Classico me fitoren kundër Barcelonës, pasi e nisi me humbje në shtëpi në Champions.

Manchester City kërkon të sigurojë sa më parë vendin e parë në Grupin C dhe duhet të bëjë në Marseille, skuadra e fundit e grupit. Anglezët e Guardiolës kanë nevojë për vazhdimësi, edhe në lidhje me Premier League, ndërsa francezët, pasi dolën të mundur nga Greqia kërkojnë të mos dalin kaq shpejt nga lufta. Olympiacos pasi e nisi me fitore në shtëpi, do të mundohet ta përsërisë edhe në Dragao përballë Portos, në atë që duket se do të jetë sfida për vendin e dytë.

Në Grupin D, Liverpool mori tre pikët e para me vështirësi, por tashmë skuadra e Kloop nuk dëshiron ti lërë më në dorë asgjë rastësisë kur përballë të ketë Midtjylland. Ajax, pas zhurmës së 13 golave në kampionatin hollandez ndaj Venlo, shpreson të ketë trembur Atalantën, që duket shumë e konsoliduar për të tentuar kualifikimin në një grup delikat.

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP A

18:55 Lokomotiv Moscow ? - ? Bayern Munich

21:00 Atletico Madrid ? - ? Salzburg

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP B

18:55 Shakhtar Donetsk ? - ? Inter

21:00 Borussia Moenchengladbach ? - ? Real Madrid

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP C

21:00 FC Porto ? - ? Olympiacos

21:00 Marseille ? - ? Manchester City

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP D

21:00 Atalanta ? - ? Ajax

21:00 Liverpool ? - ? FC Midtjylland

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI