Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Grushte pankinës pas zëvendësimit: Lautaro sqarohet me shokët e skuadrës

Lapsi.al 26 October 2020
Grushte pankinës pas zëvendësimit: Lautaro sqarohet me

Duart në kokë për një gabim, ndonjë mërmëritje në drejtim të shokëve, por sidomos grushtat e goditura drejt pankinës pas zëvendësimit. Lautaro Martinez, pas tërbimit në Genova, ka kthyer faqe, nuk ka kohë për tu ankuar apo për të mbartur fajin mbi vete: të martën është transferta e Champions League kundër Shakhtar e Inter nuk mund ti lejojë vetes të gabojë pas barazimit në shtëpi në debutim kundër Borussia M'Gladbach. Ditën pas mbrëmjes jo në Marassi, Lautaro Martinez ka dashur të sqarohet me shokët e skuadrës, për të ecur para me një shikim pas në kohë, tek ai dygolësh i shënuar ndaj ukrainasve në 17 gusht që i dërgoi zikaltrit në finalen e Europa League.

Lautaro do të jetë në vendin e tij në sulm në krah të Lukakut, më shpërthyes se kurrë. Ende i padisponueshëm Sanchez, që vuan një kontraktim të aduktorit të djathtë. E bashkë me të edhe Sensi. Për tu vlerësuar Young: anësori anglez ka rezultuar i shëruar nga Covid-19 pas tamponit të fundit, por ndryshe nga Hakimi ka humbur transfertën e Xhenovës. Ndërkohë të dielën skuadra i është nënshtruar tamponeve të reja para nisjes për në Kiev. Mbetet pritja për testet e Radu e Gagliardini, që duhet të dalin negative përpara se të jenë gati për Conten. Të martën edhe Skriniar del nga karantina.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI