Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Milan-Roma, për kuqezinjtë shansi i arratisë: ja statistikat mes dy skuadrave

Lapsi.al 26 October 2020
Milan-Roma, për kuqezinjtë shansi i arratisë: ja statistikat mes

Milan-Roma është një përplasje e rëndësishme për sezonin. Natyrisht nuk flitet për titullin, por në optikën Champions League, ndeshja e madhe e mbrëmjes së sotme në San Siro mund të thotë shumë. Kuqezinjtë e Piolit ndjekin fitoren e pestë radhazi në po aq ndeshje, që do ti lanconte drejt një mini arratie. Verdhekuqtë me 7 pikë në klasifikim, nuk mund të gabojnë për të mos rrezikuar të jetojnë një sezon në anonimat.

Të fitojë, për Milan do të thotë të grumbullojë tre pikë të tjera avantazh ndaj Juventus e Atalanta. Pikë që do të ishin të rëndësishme për të përballuar periudha më të vështira që në mënyrë të pashmangshme do të vijnë gjatë sezonit. Skuadra e Piolit vjen me moral të lartë e me një kondicion fizik të mirë. Diskutim tjetër për Romën e Fonsecas që e ka nisur sezonin duke caluar me ulje e ngritje.

STATISTIKAT

Pas një serie prej 4 humbjesh radhazi, Milan ka marrë tre suksese në 5 sfidat e fundit në Serie A kundër Romës (1B, 1H), një nga të cilat pikërisht në ndeshjen e fundit, në qershor.

Roma është skuadra kundër të cilës Milan ka fituar më shumë herë në Serie A (75 suksese kuqezi në 170 sfida). Milan ka fituar dy ndeshjet e fundit brenda kundër Romës në Serie A; hera e fundit që kuqezinjtë kanë marrë tre suksese radhazi në shtëpi kundër verdhekuqve ka qenë në 1996, me Fabio Capellon në pankinë.

Milan është skuadra e vetme me pikë të plota në këtë kampionat; vetëm tre herë në historinë e tyre kuqezinjtë kanë fituar të pesë garat e para sezonale në Serie A, më e fundit në 1992/93.

Asnjë skuadër nuk ka fituar më shumë ndeshje se Milan nga post lockdoën deri më sot në 5 kampionatet kryesorë europianë: 13 si Real Madrid. Ai kuqezi është formacioni që ka luajtur më shumë ndeshje në këtë periudhë (16) pa humbur asnjëherë (e ndjek Atlético Madrid me 15).

Roma ka fituar vetëm një nga tetë transfertat e fundit të Serie A diskutuar në Lombardi (4B, 3H), pikërisht më e fundit, 3-0 ndaj Brescias korrikun e kaluar.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI