Benevento-Napoli, në mënyrën e tij, ishte një ndeshje historike: shkuan në gol dy vëllezër në të njëjtën ndeshje me skuadra të ndryshme, ashtu si në Serie A nuk ndodhte që nga viti 1949 (Istvan e Ferenc Neyers në Inter-Lazio). Në fillim Roberto, pastaj Lorenzo: familja Insigne (që në realitet ka edhe dy futbollistë të tjerë Antonio e Marco) kanë vënë firmën në derbin kampan.
Pas 1-0 provizor, Roberto (që në 2012 kishte veshur fanellën e skuadrës së parë të Napolit) nuk i përmbajti lotët e ka shpjeguar ndjesitë: "Isha i lumtur por edhe i trishtuar se shënova golin tim të parë në Serie A kundër vëllait tim" ka thënë ai për DAZN. Në fakt, Napoli e fitoi ndeshjen, duke përmbysur avantazhin e Beneventos me golat e Insigne në të 60 dhe Petagna shtatë minuta më pas.