Vetë Toni e ka rrëfyer ngjarjen në profilin e tij Instagram: “Meqë po qarkullon lajmi, doja të komunikoja se të enjten në mbrëmje mes 19.30 e 21.30 kam pësuar një grabitje në shtëpi nga tre keqbërës që mbanin maskë e armë – ka thënë Toni – Gjëja që ka më shumë rëndësi është që familja është mirë, nuk na bënë keq edhe pse kemi marrë një traumë e frikë të madhe. Më vjen keq që keqbërësit morën sende me vlerë por me të cilat kam lidhje afektive. Pas grabitjes ndërhynë forcat e rendit, me siguri thirrur nga fqinjët që kanë dyshuar nga makina në lëvizje e tyre. Rojet nuk kuptuan asgjë. Kërkoj respekt e privatësi për mua e familjen time në këtë moment. Faleminderit të gjithëve”.
Sipas ndërtimit të ngjarjes, duket se keqbërësit ( me shumë mundësi kanë qenë katër e jo tre sepse njëri priste në Audin e zi që u pa të largohej) ishin në dijeni perferkte të zakoneve e lëvizjeve të familjes Toni e duket se kanë patur stërvitje të tipit ushtarak.