Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Pjanic fundos Sarrin dhe jep mendimin për rivalitetin Messi-CR7: "Nuk kishte besim tek ne"

Lapsi.al 24 October 2020
Pjanic fundos Sarrin dhe jep mendimin për rivalitetin Messi-CR7: "Nuk

Miralem Pjanic po e përballon me ndonjë vështirësi aventurën e tij të re tek Barcellona e të mërkurën do të sfidojë ish-shokët e tij të Juventus në Champions League. Rasti i duhur për të bërë ca sqarime në lidhje me sezonin e kaluar në bardhezi. "Ajo që më vjen keq akoma është se Sarri nuk kishte besim tek njerëzit dhe kjo më shqetësoi - ka shpjeguar ai për Tuttosport -. Kur dikush gabohet në vlerësimin e personave më bën të ndihem keq e mbetet gjëja mëë e keqe, sepse cdo lojtar në ato dhoma zhveshje ka dhënë e do të japë gjithnjë maksimumin për klubin e skuadrën".

"Mund të mos jesh dakord me një apo dy, por kjo nuk ka ndikuar kurrë tek impenjimi, sepse të gjithë lojtarët duan të fitojë, sepse janë profesionistë të pabesueshëm që duan të arrijnë objektivin e tyre", ka shtuar mesfushori blaugrana duke drejtuar gishtin kundër administrimit të dhomave të zhveshjes nga Maurizio Sarri. "Kështu, nëse një trajner vë në dyshim këtë, atëherë është aty që nuk lind shkëndija për të cilën flet presidenti - ka shpjeguar Pjanic -. Askush nuk i vë në dyshim kualitetet e trajnerit të Sarrit, por ishte ky problem". Deklarata të rënda që konfirmojnë raportin e vështirë mes ish-teknikut bardhezi e skuadrës.

Lidhjen me Juventus Pjanic e ndjen ende të fortë, pavarësisht kalimit tek Barcellona. "Të gjeja Juventus në Champions ishte dicka që ëndërroja, por e quaja të pamundur edhe pse duke parë shortin në një pikë thashë: qenkemi aty - shpjegoi ai -. Isha shumë i lumtur të rigjeja klubin që e kam kaq shumë për zemër". "Në atë moment filluan mesazhet e shokëve, mora një edhe nga presidenti Agnelli - zbuloi boshnjaku - Cfarë shkruante? 'Mirëserdhe në shtëpi!'. Eshtë vërtetë një kënaqësi sepse i thashë vetes: më mirë tani se në një finale, apo jo?".

Pastaj edhe një shpjegim për rivalitetin e përjetshëm Messi-CR7. "Messi është impresionues! Vështirë ta përshkruash: ajo që shihni në ndeshje e bën të duket si një jashtëtokësor, por parë nga afër, në stërvitje, kupton që kështu është gjithmonë, është gjendja e tij natyrale - tha Pjanic -. Thjeshtësia me të cilat i kryen veprime të cmendura teknike është ajo që të befason më shumë. Sa herë ka topin në këmbë ndodh dicka". "Cristiano Ronaldo? Kampion absolut. Një punëtor i jashtëzakonshëm, që kuron cdo detaj, i fiksuar me golin, me statistikat, fitoret. Një fitues i lindur, një që e ka bërë në cdo vend ku ka luajtur, një lider, por edhe një persona që imponohet pëlqyeshëm brenda grupit".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI