Flash

Batuta spektakolare e Mancinit për Covid: "Ku e more virusin? Duke parë lajmet"

Lapsi.al 22 October 2020
Batuta spektakolare e Mancinit për Covid: "Ku e more virusin? Duke

Batuta që ka prodhuar polemika ajo e bërë mbi Covid-19 nga tekniku i kombëtares italiane Roberto Mancini. Në fakt, në historitë e tij në Instagram, tekniku i të kaltërve ka postuar një karikaturë në të cilën një infermiere pyet pacientin në spital: "Ke ndonjë ide si u sëmure?". "Duke parë lajmet", ishte përgjigja e pacientit.

Nuk është hera e parë që Mancini polemizon në lidhje me virusin, duke u përplasur në të shkuarën edhe me ministrin Speranza. Por gjithësesi pasditen e sotme ka mbërritur edhe ndjesa e Mancinit që ka saktësuar: “Postova vetëm një karikaturë që mu duk se ç'dramatizonte një moment kaq të komplikuar. Vetëm kaq. Nuk kishte asnjë mesazh të nënkuptuar e asnjë qëllim për ti treguar mungesë respekti të sëmurëve e viktimave nga covid-19, nëse është kuptuar kështu kërkoj ndjesë”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI