Flash

Cristiano Ronaldo shënjestron Barcelonën: del rezultati i tamponit të portugezit

Lapsi.al 22 October 2020
Cristiano Ronaldo shënjestron Barcelonën: del rezultati i tamponit
Sipas të dhënave që vijnë nga Portugalia, në vecanti nga e besueshmja Correio da Manhà, Cristiano Ronaldo ka rezultuar ende pozitiv me Covid-19: tamponi të cilit i është nënshtruar në ditën e djeshme sulmuesi i Juventus nuk ka dhënë përgjigje negative. Mbetet në dyshim tashmë prezenca e portugezit kundër Barcelonës së Messi në 28 tetor, edhe pse normat Uefa lënë gjithcka të hapur. Sipas asaj që thotë pika 7.7 e rregullores "Return to Play", ndërtuar për rinisjen e futbollit pas lockdoën të muajve të kaluar, duhej dërguar një dokumentacion i shërimit të plotë – me të dhënat e testit të fundit PCR, testi molekular – të paktën një javë para ndeshjes për tu luajtur. Protokolli i ndjekur e i ndryshuar ka ndryshuar e tashmë mjafton të jesh negativ 48 orë para ndeshjes, si i ndodhi Bastonit tek Inter (I shëruar të premten 16 e në fushë mbrëmë, dmth në më pak se një javë pas). Me këtë skenar, CR7 mund të shpresojë ende të luajë kundër Barcelonës. Juventus nuk do të japë deklarata zyrtare për Ronaldon, pa u zyrtarizuar negativiteti i tij ndaj Covid.
View this post on Instagram

Thursday style! ?

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI