Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Video/ Debutim kampionësh: Bayern i pamëshirshëm me Atleticon, Liverpool me fat, Inter si gjithnjë... i çmendur

Lapsi.al 21 October 2020
Video/ Debutim kampionësh: Bayern i pamëshirshëm me Atleticon,

27 gola në 8 ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Champions League, me skuadrat edhe më produktive se një ditë më parë. Bayern Mynih luante me statusin e kampionit në fuqi të Champions në debutimin e tyre në Allianz Arena, duke përligjur pritshmëritë, edhe kundër një skuadre të fortë si Atletico Madrid. Suarez nuk mjafton për ti futur frikën skuadrës së Flick, që shënoi një poker përballë spanjollëve të Simeone. Nuk munguan surprizat, Liverpool ia del me fat në Amsterdam ndaj Ajax, ndërsa Inter bën të cmendurin në minutat e fundit të ndeshjes me Gladbah...si zakonisht.

GRUPI A

Kampionët në fuqi të Europës në 45 minutat e para janë superiorë në cdo drejtim, duke shënuar golin e parë në minutën e 21 me Coman. Mbrëmja e vështirë në Bavari konfirmohet për Colchoneros kur pësuan golin e dytë katër minuta përpara se të zbrisnin në dhomat e zhveshjes, duke tërbuar në pankinë Simeonen. Gortezka fiksoi 2-0 në të 41, duke e bërë edhe më të vështirë pjesën e mbetur të takimit për spanjollët. Në fakt, nuk kishte praktikisht ndeshje në Allianz Arena, edhe pse mendohej krejt ndryshe përballja mes Bayern Mynih e Atletico Madrid. Bavarezët ishin të pandalshëm, sidomos pasi spanjollëve iu anullua goli i 2-1 në minutën e parë të pjesës së dytë. Kualitet e Flick bënë diferencën dhe Tolisso lëshoi një silurë për të mposhtur Oblak në minutën e 66, duke shënuar golin e tretë. Nëse goli i mesfushorit ishte i admirueshëm, ajo që bën francezi tjetër në minutën e 72 ishte fantastike. Coman u tall me gjithë prapavijën e Atleticos duke shënuar golin e katërt, që shuajti cdo aludim se mund të kishte fitues tjetër në këtë sfidë.

GRUPI B

Inter nuk iu gëzua dot fitores së Shakhtar me Real Madrid pasdite, sepse nuk përfitoi dot vetë. Skuadra e Conte u duke se mund të përballonte me sukses Moenchengladbach, por dy golat e Lukakut nuk mjaftuar. Sulmuesi belg shënoi i pari, por u përmbys nga një penallti e Bensebaini, përpara se 6 minutat e fundit të ndodhte gjithcka. Hoffman kaloi në avantazh gjermanët në të 84, duke frikësuar zikaltrit, që ia dalin të marrin pikë në shtëpi falë golit të dytë të Lukakut. I pari Shakhtar me 3 pikë, ndërsa Real mbetet i fundit.

GRUPI C

Manchester City kthehet pas disavantazhit të tregojë forcën në Grupin C, duke likuiduar Porton 3-1, në një ndeshje që u komplikua që në fillim. Portugezët shënuar të parët me Diaz në të 14, por penalltia e Agueros ktheu qetësinë tek Citizens, përpara se Gundogan të ekzaltonte aftësitë balistike nga goditja e dënimit në të 65. Goli i tretë mban firmën e Ferran Torres, që konfirmoi kreun e grupit për skuadrën e Guardiolës, pavarësisht fitores 1-0 të Olympiacos përballë Marseille. Grekët duan të jenë forcë e dytë, por duhet të luajnë gjithcka me Porton.

GRUPI D

Atalanta është në krye të grupit, falë pokerit të shënuar ndaj Midtjylland. Skuadra e Gasperinit tregoi se tashmë nuk mund të konsiderohet më një surprizë në Champions, por paralajmëron edhe Liverpool se nuk do ta ketë të thjeshtë me bergamaskët. Të gjithë sulmuesit e Gasperinit shkuan në gol, Zapata, Gomez, Muriel e Miranchuk, ndërsa Liverpool për të mbajtur hapin e italianëve i është dashur shumë fat në Amsterdam. Një autogol i Ajax i dha fitoren Klopp, që e ka të qartë se kaq nuk mjafton kundër skuadrave të mëdha.

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP A

Salzburg 2 - 2 Lokomotiv Moscow

Bayern Munich 4 - 0 Atletico Madrid

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP B

Real Madrid 2 - 3 Shakhtar Donetsk

Inter 2 - 2 Borussia Moenchengladbach

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP C

Manchester City 3 - 1 FC Porto

Olympiacos 1 - 0 Marseille

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP D

Ajax 0 - 1 Liverpool

FC Midtjylland 0 - 4 Atalanta

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI