Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

"Një taksi të lutem": minoreni pa patentë që shënoi në Champions për Barçën, Reali nuk e donte

Lapsi.al 21 October 2020
"Një taksi të lutem": minoreni pa patentë që

Tek Barcellona nuk e kanë problem: nëse janë të aftë i fusin të luajnë. Mosha nuk ka rëndësi, i rritur apo minoren qoftë. Shembulli i fundit është Pedri. 18 vjetorin do ta festojë pas një muaji, në 25 nëntor, por kundër Ferencvaros në Champions luajti 27 minuta e shënoi golin e tij të parë në Europë. Në Liga ka 4 prezenca e të shtunën në humbjen kundër Getafes është më pak i keqi nga të tijtë.

Djaloshi që po magjeps Europën ishte goditja e madhe e verës së kaluar, i paguar 5 milionë euro tek Las Palmas, shoqëria që e bëri të njohur në futbollin që ka rëndësi. Pedri vonoi fare pak të tregonte se ishte special. I thirrur me ekipin e parë në vigjilje të sezonit, Koeman e pa për herë të parë në veprim në 12 shtator në një miqësore kundër Nastic Tarragona e u tregua kategorik me drejtuesit e tij: "Atë aty do ta mbaj unë". E ka mbajtur me vete e ka aktivizuar kur ka mundur. E djaloshi është treguar gati. Pas ndeshjes me Ferencvaros, si të kishte përfunduar provimin e matematikës, foli me gazetarët, thirri një taksi e me maskën e vënë në fytyrë, shkoi në shtëpi të flinte. Natyrisht nuk ka ende patentë.

"Nuk është Iniesta, pòr i ngjan shumë" është slogani i të përditshmes Marca. Ka siguri në trajtimin e topit, kontroll gjithnjë të orientuar e mendon gjithnjë për lëvizjen pasuese. Pedri, si Ansu Fati, është fytyra e bukur e një Barcelone që kërkon të rigjejë identitetin e saj. 5 milionët e shpenzuar për të marrë Pedrin janë qindarka sot, problemi i vërtetë do të jetë të firmos një kontratë të re, sapo të mbushë 18 pas një muaji. Kontrata aktuale është deri në 30 qershor 2022.

Talenti i ri i Barcelonës i ka hedhur hapat e parë në futboll tek Tegueste, në 2015 kaloi tek Juventud Laguna, por tre vjet më pas, në 2018 bëri një provë tek Real Madrid por askush nuk do ta shpjegojë ndonjëherë përse nuk u mor. Në verën e 2019 kaloi tek Las Palmas, duke firmosur një kontratë profesioniste, në 19 shtator 2019 ishte lojtari më i ri që shënoi një gol zyrtar me fanellën e Las Palmas në fitoren me Sporting Gijon. Në sezonin e kaluar, shënoi 4 gola e 6 asist, para se të kalonte tek Barcellona.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI