Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Nuk ka tifozë në shtëpi, madje as futboll: Duka tregon linjën e Uefa-s: "Napoli-Az Alkmaar do të luhet"

Lapsi.al 21 October 2020
Nuk ka tifozë në shtëpi, madje as futboll: Duka tregon

Duket paradoksale që presidenti i Federatës së një vendi ku futbolli është i ndalur, ku herën e fundit që tifozët kanë parë një ndeshje futbolli në stadium ka qenë para muajit mars për shkak të Covid 19, të flasë për protokollin që duhet ndjekur nga klubet në Europa League. E megjithatë Armand Duka, kreu i FSHF-së në rolin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të Uefa-s ka sqaruar se Napoli-Az Alkmaar do të luhet.

Pavarësisht rasteve të shumta pozitive në grupin e skuadrës, protokolli flet qartë: Az ka mundësinë (duke konsideruar që lista B mund të shtohet me të lindur nga 2000 e lart në vigjilje të ndeshjes) të besojë në të paktën 17 lojtarë, portieri përfshirë, e ndaj nuk ka arsye të shtyhet ndeshja. Ky është pozicionimi i mbajtur nga Armand Duka, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Uefas në një intervistë të dhënë për Mattino di Napoli: "Nuk ka rrezik - ka deklaruar presidenti i FSHF-së - kemi një protokoll të qartë e të pranuar nga të gjitha Federatat. Jemi në kontakt konstant me klubin hollandez, Uefa nuk merr në konsideratë shtyrjen".

Në realitet mund të ndërhyjnë autoritetet sanitare lokale e të ndryshojnë rregullat në tavolinë. Az Alkmaar, ndërkohë, ka mbërritur në aeroportin e Capodichino. Klubi hollandez ka publikuar në profilin e tij social lajmin. Janë 19 futbollistët e grumbulluar për këtë transfertë, ndërsa janë 13 ata që kanë mbetur në shtëpi, për shkak të pozitivitetit me Covid-19. Delegacioni hollandez është drejtuar për në zonën kodrinore të qytetit, ku ndodhet hoteli që do të mirëpresë skuadrën gjatë ditëve napoletane. Punonjësit e strukturës hoteliere kanë konfirmuar se secili nga anëtarët do të ketë dhomë më vete e se nesër pasdite, kur Az Alkmaar do të largohet nga hoteli do të procedohet menjëherë me disinfektimin e gjithë strukturës së brendshme.

Të këshilluara

Video/ United i shënon vetes: PSG feston

Barazohet ndeshja në Parc des Prince dhe janë anglezët e Manchester United ata që i bëjnë keq vetes në Francë. Presioni i PSG në kërkim të barazimit është kuorë...

22:26

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI