Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Video/ Morata, dy gola për të zëvendësuar CR7: Juventus e nis mirë në Champions

Lapsi.al 20 October 2020
Video/ Morata, dy gola për të zëvendësuar CR7: Juventus e

Debutim pozitiv i Juventus në Champions League. Skuadra e Andrea Pirlos fiton 2-0 në Kiev kundër Dinamos e falenderon një Alvaro Morata, në super formë, autor i dygolave vendimtarë. Maestro mposhti maestron. Nxënësi mundi profesorin, Lucescun, për të qenë të qartë. Juventus fiton në Kiev, 2-0 ndaj Dinamos, me një dygolësh të qendërsulmuesit të tyre, që bëri të harrohej mungesa e Cristiano Ronaldos.

Nisi me këmbën e duhur në Champions Juve, që tregoi një nivel të mirë në nivel soliditeti - difensiv e mes reparteve - e tregoi momente të një zhvillimi të mirëe ofensiv. Në pjesën e parë Juventus humbi Chiellinin (i dëmtuar në kofshë) ndërsa Bushchan shpëtoi rezultatin në goditjet e Chiesa e Kulusevski. Formacini i Pirlos nuk është se bën gjëra të mëdha, por është racional dhe nuk lejon pothuaj asgjë për kundërshtarin.

Ndeshja ndryshoi në pjesën e dytë kur 46 sekonda pas rifillimit Morata shënoi të parin, përpara se të mbyllte llogaritë 6 minuta nga fundi. Tre gola në tre ndeshje për spanjollin, por tregues është se katër nga 5 lojtarët ofensivë që Pirlo i do gjithnjë në fushë morën pjesë në avantazhin bardhezi. Golit blitz iu shtua edhe i dyti në të 84, kur Cuadrado krosoi nga e djathta dhe Morata me kokë fiksoi rezultatin. 2-0 dhe një lajm i mirë për Pirlon është edhe aktivizimi i Dybala, që megjithatë duhet ende të gjejë ritmin.

Në ndeshjen tjetër të pasdites Brugge bën goditjen në Rusi, duke mundur 1-2 Zenit San Petersburg. Dennis në të 63 shënoi golin e avantazhit për belgët, që shkaktojnë autogol në të 77 me Horvath e kur u mendua se gjithcka do të mbyllej në barazim, De Ketelaere vendosi ndeshjen me golin në kohën shtesë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI