Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Europa League/ Napoli mendon të përsërisë atë që bëri me Juventus: ndaloni vatrën tek AZ

Lapsi.al 20 October 2020
Europa League/ Napoli mendon të përsërisë atë që

Makthi Covid-19 vazhdon të persekutojë Napolin. Në fillim lojtarët e infektuar të Genoas, të kaltrit Zielinski e Elmas e cështja Juve-Napoli. Ndërsa tani Europa League e Az Alkmaar. Lajmi për vatrën që ka shpërthyer brenda skuadrës hollandeze (9 pozitivë me koronavirus), kundërshtari i ardhshëm i formacionit të Gattuso në Europë, ka rreth dy ditë. E reja është se reagimi i autoriteteve tregon shqetësimin për mbërritjen në Napoli të Az Alkmaar. "Duhet një sjellje e përgjegjshme, Az duhet karantinuar e ndeshja të shtyhet".

Gjithcka në rregull, nëse nuk do të ishte fakti që me Uefa-n nuk ka shaka e se, ndryshe nga debate në Itali, nuk luan qimja nga datat e përcaktuara para nisjes së sezonit. Kjo do të thotë, me të paktën 13 lojtarë të disponueshëm, të gjithë do të luajnë në fushë.

Skuadra hollandeze ka luajtur rregullisht në kampionat, është stërvitur si zakonisht e do të niset sipas rregullores drejt Napolit për të luajtur të enjten kundër të besuarve të Gattuso.

AZ NJOFTON: "TË TJERË POZITIVË NË SKUADËR"

Klubi hollandez ka komunikuar se ka zbuluar sot të tjerë pozitivë me koronavirus brenda grupit të skuadrës, pa treguar as numrin e as identitetin e të infektuarve: "Jemi në kontakt të ngushtë me Uefa", lexohet në komunikatën e Az. Në ditët e kaluara kishin rezultuar pozitivë me Covid, 9 të teseruar të klubit: 4 lojtarë të skuadrës së parë, 2 të të rinjve e 3 anëtarë të stafit. Pavarësisht rregullave të Uefa-s, këto raste të reja mund të vënë në rrezik debutimin në Europa League të Napolit.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI