Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Koeman kritikon Messin: “Forma e tij mund të ishte më e mirë”

Lapsi.al 19 October 2020
Koeman kritikon Messin: “Forma e tij mund të ishte më e

Që Ronald Koeman ka zgjedhur momentin më të keq për të marrë Barcelonën, nuk kishte dyshime. Hollandezi mund të ulej më herët në pankinën e Camp Nou, kur Bartomeu shkarkoi Valverde pavarësisht vendit të parë në kampionat. Por në atë moment tekniku donte të drejtonte Hollandën në Euro-2020, që pastaj u shty me një vit për shkak të Covid-19. E kur Barça shkarkoi Quique Setien, ai e kuptoi se ishte mundësia e fundit, por nga ai moment ndodhi pothuaj gjithcka.

Në fillim cështja Messi, me Pleshtin që kërkoi me ngulm të largohej dhe u mbajt me forcë. Pastaj lamtumira e Suarez, me shumë helm ndaj teknikut. E në fund një nisje sezoni turbullues, ku humbja me Getafe i tërboi tifozët. Koeman, ndërkohë, u kap me të tijtë. Griezmann i pari, që nga grumbullimi i Francës tha se Deschamps arrin ti marrë më të mirën. Pastaj Koeman pati idenë, shumë të keqe, të ngacmojë 'Leon' që fle, në konferencën për shtyp para debutimit në Champions League kundër Ferencvaros.

Si bën të ditur Goal, hollandezi është ndalur në formën e Messit, pa bërë asnjë kompliment. “Ndoshta forma e Messi mund të ishte më e mirë në këtë moment”. Pastaj Koeman u mundua ta rregullojë. “Por është i kënaqur, stërvitet mirë, është i përqendruar, dëshiron të luajë, do të jetë kapiteni ynë e po përmirësohet”. Është e qartë, ose më saktë ishte edhe para kësaj deklarate: të dy nuk është se shihen me sy të mirë me njëri-tjetrin.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI