Profesor Artan Pogoni ndahet nga jeta papritur: sporti shqiptar humbet zërin kritik e njeriun vizionar
Sporti shqiptar është në zi pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të Profesor Artan Pogonit në moshën 54-vjeçare. Doktor i Shkencave dhe Profesor Universitar, Pogoni ndërroi jetë pas një arresti kardiak të dyshuar, ndërsa po pushonte në bregdetin e Radhimës.