Flash

Tregoi gishtin e mesit, ia hedh paq mbrojtësi i Milan: fraza fyese arbitrit, dënohet drejtori i Juventus

Lapsi.al 20 October 2020
Tregoi gishtin e mesit, ia hedh paq mbrojtësi i Milan: fraza fyese

Gjykatësi Sportiv ha publikuar dënimet në lidhje me ndeshjet e javës së fundit të luajtur në kampionatin e Serie A. E mes vendimeve të Gerardo Mastrandrea është edhe një gjobë prej 10mijë euro për Fabio Paratici. I paautorizuar të zbriste në fushë gjatë garës me Crotonen, Chief Football Officer i Juves është dënuar për faktin se "është vendosur në afërsi të pankinës e i ka drejtuar fraza të pahijshme zyrtarëve të ndeshjes". Asnjë dënim ndërkohë për Calabria për gishtin e mesit treguar gjatë derbit.

Për sa i përket dënimeve në lidhje me situata e tjera në fushë, Gjykatësi Sportiv ka skualifikuar për një javë sulmuesin e Juventus Federico Chiesa e portierin e Torinos Vanja Milinkovic-Savic, ky i fundit përjashtuar nga pankina në fundin e trazuar të ndeshjes me Cagliarin sepse "është ngritur e afruar me fushën e lojës, duke bërë një sjellje kundërshtuese ndaj një vendimi të arbitrit, shkelje që është sinjalizuar nga Arbitri i katërt".

Është falur, ndërkohë, Calabria për gishtin e mesit që ia tregoi tifozve të Inter në derbi. Gjesti nuk është dënuar sepse nuk është vënë në relacion nga arbitri ose sinjalizuar nga inspektorët federalë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI