Flash

Champions i sjell projekte Pirlos: "Me Ronaldo e Dybala ndoshta ndryshojmë sjellje në të ardhmen"

Lapsi.al 20 October 2020
Champions i sjell projekte Pirlos: "Me Ronaldo e Dybala ndoshta

“Ngadalë po fitojmë ekuilibër. Ishte e rëndësishme të gjenim fitoren sonte, shpenzuam ndonjë rast në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishim më të kthjellët para portës", i qetë si gjithnjë Andrea Pirlo në shpjegimin e fitores së Juventus në debutimin në Champions League kundër Dinamo Kiev 0-2. U munduam të vendosnim Chiellinin në qendër të mbrojtjes për të qenë më fluidë në daljen me top, por pati një problem muskular që e kishte me vete prej kohësh. Në idetë e mia për futbollin duhet të jenë dy anësorë që sulmojnë thellësinë, të mos harrojmë se kemi Ronaldon jashtë e Dybala jo në formën më të mirë e ndoshta do të ndryshojmë sjellje në të ardhmen, shtoi tekniku bardhezi për Sky Sport.

Në lidhje me debutimin europian të Chiesa, Pirlo shpjegoi: "Eshtë një lojtar i përshtatshëm për atë që kemi në mendje: mbulon një rol si mesfushor i katërt, duam të jetë ofensiv sa më shumë të jetë e mundur. Dybala ka nevojë të luajë, me kalimin e ndeshjeve do të gjejë formën më të mirë fizike”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI