Flash

Tre kryqe e një kokë derri në fushën e stadiumit: "Do paguani gjithcka, do ta paguani shtrenjtë"

Lapsi.al 21 October 2020
Tre kryqe e një kokë derri në fushën e stadiumit: "Do

Një kokë derri në mesin e fushës, me tre kryqe të ngulura në terrenin e lojës, e një parrullë të shkruar ' Do paguani gjithcka, do ta paguani shtrenjtë', janë vendosur mbrëmjen e kaluar nga persona të paidentifikuar brenda stadiumit Armando Picchi të Livornos. Ai që e ka denoncuar ngjarjen tek karabinierët ka qenë kujdestari i stadiumit që në mëngjes rreth orës 7.30 u gjend para skenës makabre e telefonoi menjëherë policinë.

Kujdestari, sipas asaj që është mësuar, ka thënë se dikush është futur brenda stadiumit gjatë natës së kaluar duke varur parrullën e duke vendosur kokën e derrit e tre kryqet në mes të fushës.

Sipas policisë gjesti lidhet me cështjen e kaosit të krijuar me shitjen e shoqërisë nga ana e familjes Spinelli tek një grup ortakësh që deri më sot nuk ka marrë masa për forcimin e skuadrës.

Të këshilluara

Video/ United i shënon vetes: PSG feston

Barazohet ndeshja në Parc des Prince dhe janë anglezët e Manchester United ata që i bëjnë keq vetes në Francë. Presioni i PSG në kërkim të barazimit është kuorë...

22:26

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI