Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Video/ Turpërohet në shtëpi Real Madrid: Zidane e tepron me zgjedhjet, mbyllet 2-3 për Shakhtar

Lapsi.al 21 October 2020
Video/ Turpërohet në shtëpi Real Madrid: Zidane e tepron me

Shpresonte të niste sezonin e Champions me një fitore të lehtë. Përkundrazi, Zinedine Zidane, përgjegjës kryesor për zgjedhjet e gabuara në formacionin titullar (mban në pankinë për gjithë pjesën e parë Kroos, Benzema e Vinicius), pëson një humbje të rëndë 2-3 në shtëpi kundër Shakhtar Donetsk.

Vendosën takimin golat e Teté, Solomon e autogoli i Varane, të gjithë në pjesën e parë. Zhëgnjyes totalisht Jovic, Rodry e Varane, që fundosën teknikun francez. Në të 29 Tete tronditi merengues, 4 minuta më vonë qendërmbrojtësi francez e dërgoi topin në rrjetën e tij, ndërsa për të mbyllur turpërimin e 45 minutave të para Solomon shënoi të tretin, tre minuta para se skuadrat të zbrisnin në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë Zidane e kuptoi gafën e kushtueshme dhe rifilloi lojën me Benzema. Vetëm prezenca e numrit 9 i dha tjetër ritëm Blancos që ngushtoi diferencën me Modric në të 54, moment kur futet në fushë edhe Vinicius. Braziliani tregoi pas vetëm 5 minutash sa gabim ishte mbajtja e tij në pankinë me golin e dytë për Real. Por nuk mjaftoi. E përfundon me befasinë në fund ku 3-3 në kohën shtesë, shënuar nga Valverde, anullohet për pozicion jashtë loje. Një rrëshkitje e rrezikshme kundër asaj që mund të ishte skuadra më e dobët e grupit, që e bën Inter të buzëqeshë.

Në ndeshjen tjetër të pasdites së vonë, Salzburg e Lokomotiv Moskë barazuan 2-2 falë golave të Szoboszlai e Junuzovic për vendasit e Eder e Lisakovich për rusët. E nisën fort miqtë që, pas një serie aksionesh të rrezikshme, gjejnë avantazhin në të 19' falë goditjes me kokë të Eder. Në fund të pjesës së parë, në të 45', erdhi barazimi i firmosur nga Szoboszlai me një të djathtë të fortë nga jashtë zonës. Në pjesën e dytë, është Salzburg që kishte një marsh më shumë dhe gjeti golin e përmbysjes 2-1 në të 50' me një tjetër goditje nga distanca, këtë herë të Junuzovic, por në të 75' mbërriti edhe barazimi final 2-2 i Lokomotiv, me goditjen me kokë të Lisakovich.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI