Flash

Nëse Covid 19 izolon përsëri botën, Serie A ka gati planin B: playoff titulli me 12 skuadra

Lapsi.al 22 October 2020
Nëse Covid 19 izolon përsëri botën, Serie A ka gati planin

Pandemia vazhdon të godasë fort Italinë e për pasojë edhe futbollin. Për këtë arsye Figc e Lega, edhe pse kanë qëllim ta mbyllin rregullisht sezonin, janë duke arsyetuar mbi një mnëyrë ndryshe për të vendosur titullin e rëniet nga kategoria në rast se situata precipiton. Një skenar që duhet patur parasysh duke parë shifrat e të infektuarve e pamundësinë e një tjetër shtyrje të Europianit, që i detyron kampionatet të përfundojnë brenda muajit maj.

Plani i famshëm B, i publikuar nga Corriere dello Sport, do të lejonte mbylljen e kampionatit edhe në vetëm 8 javë, me kusht që të luhet të paktën e gjitha faza e vajtjes, në mënyrë që të gjithë skuadrat të mund të kenë të njëjtin numër ndeshjesh e të mund të përballen me cdo kundërshtar nga një herë, sa për të evituar algoritmin (nuk u përdor) që krijoi aq debat në valën e parë të virusit, gjatë ndalimit të Serie A 2019/20.

Në këtë pikë, 12 të parat e renditura do të ndaheshin në dy grupe nga 6 për të luajtur për titullin: ndeshje vajtje ardhje, stili i fazës së grupeve në Champions League, me dy të parat që do të kualifikoheshin në gjysëmfinalet titull, për tu luajtur - ashtu si finalja - në ndeshje teke. Tetë skuadrat e mbetura (gjithnjë në një grup) do të luanin për mbijetesë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI