Flash

Doli nga shtëpia për tamponin e të ëmës, kur ishte vetë me Covid: Pellegrini përfshihet nga polemikat

Lapsi.al 22 October 2020
Doli nga shtëpia për tamponin e të ëmës, kur ishte

Polemika të forta në rrjetet sociale – që pas shpjegimit është shuar menjëherë - për Federica Pellegrini. Notarja e famshme italiane, në ditarin e saj të karantinës në Instagram, kishte shpjeguar se kishte dalë për të shoqëruar të ëmën të kryente tamponin. Shtatë ditë nga pozitiviteti i Covid, kanë shpërthyer menjëherë kritikat në rrjetet sociale: një personi pozitiv në ditën e shtatë të karantinës nuk I lejohet të dalë nga shtëpia. Por Federica ka saktësuar: "Isha e autorizuar nga Asl".

"Shoqërova mamanë time të bënte tamponin, me distancim e maskë, sepse ajo nuk ka drejtuar kurrë makinën në Verona" ka rrëfyer Pellegrini gjatë një Instagram story. Pastaj, pasi ndonjë ndjekës i kishte theksuar se nuk ishte e mundur të dilte, ajo saktësoi: "Për atë që është ngacmues, pikërisht në këtë periudhë, po i them se jam një person shumë i përgjegjshëm e i disiplinuar: nuk u zgjova në mëngjes e vendosa të dilja, isha e autorizuar nga doktoresha e Asl kështu që gjithcka ishte nën kontroll".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI