Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Video/ Kumbulla i jep fitoren Romës: AZ, me gjysëm ekipi, fiton ndeshjen 'e infektuar'

Lapsi.al 22 October 2020
Video/ Kumbulla i jep fitoren Romës: AZ, me gjysëm ekipi, fiton

Emocione, përmbysje, surpriza e shumë gola në 12 ndeshjet e para të Europa League, ku të mëdhatë fitojnë, por jo pa drithërima, ndërsa suksesin më të thellë e arriti Leverkusen, që luajti tenis me francezët e Nice. Befasinë e madhe e bëri AZ Alkmar, që edhe me ekip të përgjysmuar nga 13 pozitivët me Covid, godet në San Paolo duke mundur Napolin.

GRUPI A

Young Boys ja bëri jetën të vështirë Romës, edhe pse në fund verdhekuqtë e Fonseca arrijnë të përmbysin gjithcka, duke marrë fitoren e parë në transfertë, për grupin A. Zviceranët që eleminuan Tiranën në playoff gjetën avantazhin me penalltinë e Nsame. Verdhekuqtë reaguan dhe barazuan në minutën e 69 me Peres, përpara se Marash Kumbulla të shënojë golin e parë në Europë. Mbrojtësi shqiptar ka përmbysur shifrat në minutën e 74, duke e vënë në presion tashmë teknikun portugez për zgjedhjet në të ardhmen.

GRUPI B

Fitore me përmbysje edhe për Arsenal, që ndan vendin e parë me Molde, që shkoi të fitonte në transfertë me Dundalk. Gunners shkojnë në disavantazh përballë Rapid Vienë në minutën e 51 me Fountas, por Arteta ka shumë kualitet brenda organikës dhe arrin të barazojë e të përmbysë gjithcka në harkun e 4 minutave: fillimisht barazoi rezultatin David Luiz në të 70, ndërsa në të 74 është Aubameyang që fikson rezultatin në 1-2.

GRUPI C

Bayer Leverkusen shënonë rezultatin më të thellë të 12 ndeshjeve të para, duke shkatërruar 5-2 Nice. Gjermanët nuk e vunë asnjëherë në diskutim ndeshjen, ndërsa projektohen menjëherë në vendin e parë të Grupit C. Amiri, Alario, Diaby, dy herë Bellarabi e Wirtz zhvleftësuan golat e Guoiri e Claude. Në ndeshjen tjetër, Beer Sheva, që në playoff eleminoi me shumë fat Lacin, ka shkatërruar 3-1 Slavia Pragë.

GRUPI D

Benfica imponohet menjëherë në Grupin D, edhe pse duelin më të rëndësishëm do ta ketë me Rangers. Nëse portugezët shkuan të fitojnë 2-4 në transfertë me Lech Poznan, skocezët e Gerrard dolën fitues në shtëpinë e Standard Liege me rezultatin 0-2. Pasi morën kryesimin e kampionatit në Skoci, skuadra nga Gllasgow po bën mirë edhe në Europë, udhëhequr nga penalltia e minutës së 19 nga Tavernier dhe goli i Roofe në shtesë.

GRUPI E

Granada, skuadra që eleminoi nga kompeticioni Teutën, merr kryesimin e Grupit E, duke fituar në Eindhoven përballë PSV. Një fitore e rëndësishme e spanjollëve kundër rivalit më të fortë, ndërkohë që PAOK barazoi 1 - 1 me Omonia Nicosia. Për Granadën hapet rruga e kualifikimit, pavarësisht se Goetze shënoi golin e parë në Europë me fanellën e hollandezëve në fund të pjesës së parë. Spanjollët përmbysën gjithcka në 45 minutat e dyta me golat e Molina e Machis.

GRUPI F

Napoli humbet në shtëpi kundër një kundërshtari të përgjysmuar nga 13 rastet e infektuar me Covid. AZ bën goditjen e madhe në San Paolo duke e komplikuar shumë që në fillim ecurinë e skuadrës së Gatusso. Për hollandezët vendosi Karlsson në minutën e 57, ndërsa në renditje i bashkohen Real Sociedad, që shkoi të fitonte po në transfertë kundër Rijekës.

EUROPA LEAGUE - GROUP A

PFC CSKA-Sofia 0 - 2 CFR Cluj

Young Boys 1 - 2 Roma

EUROPA LEAGUE - GROUP B

Dundalk 1 - 2 Molde

Rapid Wien 1 - 2 Arsenal

EUROPA LEAGUE - GROUP C

Bayer Leverkusen 6 - 2 Nice

Hapoel Beer Sheva 3 - 1 Slavia Prague

EUROPA LEAGUE - GROUP D

Lech Poznan 2 - 4 Benfica

Standard Liege 0 - 2 Rangers

EUROPA LEAGUE - GROUP E

PAOK Thessaloniki FC 1 - 1 Omonia Nicosia

PSV Eindhoven 1 - 2 Granada

EUROPA LEAGUE - GROUP F

Rijeka 0 - 1 Real Sociedad

SSC Napoli 0 - 1 AZ Alkmaar

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI