Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Video/ Leipzig ende kryeson Bundesligën, por Bayern e Lewandowski janë një makinë perfekte

Lapsi.al 24 October 2020
Video/ Leipzig ende kryeson Bundesligën, por Bayern e Lewandowski janë

Makineria e golave e Bayern Monaco është konfirmuar përsëri, duke marrë përpara Eintracht Franckfurt me një 5-0 të fuqishme në Allianz Arena. Protagonist absolut është Robert Lewandowski, autor i një trigolëshi. Në fund shënuan edhe Sané e Musiala. Bavarezët megjithatë janë të dytët pas Leipzig, që mundi me përmbysje Hertha Berlin për 2-1 final (vendimtar Sabitzer). Përmbys rezultatin edhe Borussia Moenchengladbach: 3-2 në fushën e Mainz.

I jashtëzakonshëm Robert Lewandowski, por është e gjithë skuadra që është absolutisht e papërballueshme. Ky është thelbi i asaj që u pa në fushë, me Bayern Mynih që shkatërron pa shumë lodhje një Eintracht Franckfurt e qendron një pikë larg kreut të Bundesligës. Në vendin e parë qendron Red Bull Leipzig, i fortë në fitoren me përmbysje ndaj Hertha Berlin. Por numrat flasin qartë për bavarezët, që pavarësisht pikës në disavantazh ndaj rivalëve, kanë gati dyfishin e golave të shënuar (22 kundër 12).

Mjaftuan 10 minuta që Lewandowski ti japë drejtim ndeshjes, duke kaluar në avantazh skuadrën e Flick, falë një aksioni të nisur nga Coman në të djathtë. Polaku mposhti Trapp duke 'mbirë' mes dy qendërmbrojtësve miq. 15 minuta më pas vjen edhe goli i dytë: këtë herë sulmuesi zgjodhi goditjen me kokë, e në zhvillimet e një goditje këndi shënoi golin e dytë në të 26'. Reagimi i Eintracht ezaurohet në pak minuta, ndërsa në pjesën e dytë Trapp limiton dëmtet duke i mbyllur portën Hernandez.

Por ai që shkon sërisht në gol është Leëandoëski, i cili në të 60' shfrytëzoi një top në thellësi të Douglas Costa. Ish- juventini i la më pas vendin Leroy Sané, që shënoi emrin në listën e shënuesve në të 72', me një të majtë spektakolare me kthesë që përfundoi në trekëndësh.

Në të 90 është edhe momenti i Musiala, që dërgoi topin në rrjetë në një pozicion të thjeshtë. Një tjetër provë force e një skuadre që mbi të gjitha tregon një uri për gola të frikshme, duke i paralajmeruar të gjithë: në kampionat e Champions League.

GERMANY - BUNDESLIGA

Bayern Munich 5 - 0 Eintracht Frankfurt

Mainz 05 2 - 3 Borussia Moenchengladbach

RasenBallsport Leipzig 2 - 1 Hertha Berlin

Union Berlin 1 - 1 Freiburg

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI