Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Barcelona e tërbuar me VAR e arbitrin: Sergio Ramos mashtroi arbitrin

Lapsi.al 25 October 2020
Barcelona e tërbuar me VAR e arbitrin: Sergio Ramos mashtroi arbitrin

Nuk është dicka e re. Në përfundim të Clasico është normale të shohësh dy masa e dy anë në analizën e ndeshjes, nëse e bëjnë nga Barcellona apo nga Madridi. Në kryeqytet festojnë fitoren e Real, në Katalonjë i jepet amplifikim episodit që vendosi ndeshjen: penalltia për mbajtjen e Lenglet ndaj Sergio Ramos, akorduar nga arbitri pas konsultimit me Var. E pikërisht teknologjia që ndryshoi futbollin botëror është në qendër të polemikave. Sipas asaj që thotë "Mundo Deportivo" shihet qartë nga imazhet se kapiteni i Real "ka mbërthyer e shtyrë mbrojtësin francez të Barças para se ky i fundit, duke u rrëzuar, të tërhiqte nga fanella Sergio Ramos që, duke patur një raport të mirë me Var që kur është futur, ka dramatizuar rënien jo natyrale, duke mashtruar arbitrin Martínez Munuera".

Fjalë të forta që ndjekin ato të thëna një ditë më parë nga tekniku blaugrana Koeman: "Penallti? Për mua nuk ishte. E i kam kërkuar arbitrit që të më shpjegonte njëherë e mirë si funksionon VAR këtu në Spanjë. Përse përdoret vetëm kundër nesh?". Me pak fjalë, Clasico mbetet e tillë edhe për polemikat që mbart me vete. Var nuk ka bërë gjë tjetër vecse ka mbajtur gjallë një traditë qindra vjecare.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI