Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Denoncime, sekrete, miliona: luftë mes Lewandowski e ish-menaxherit të tij Kucharski

Lapsi.al 25 October 2020
Denoncime, sekrete, miliona: luftë mes Lewandowski e ish-menaxherit të

10 vjet bashkëpunim, 10 vjet besim reciprok. Tani ky raport i gjatë duhet rivlerësuar. Nga protagonistët e nga policia. Nga 2008 në 2018 Cezary Kucharski ka qenë menaxheri i Robert Lewandowski, që ai e zbuloi në moshën 19 vjecare, duke e sjellë fillimisht tek Borussia Dortmund e pastaj tek Bayern Mynih. Profesionalisht janë rritur së bashku, tani kanë denoncuar njëri-tjetrin. Sipas asaj që bën të ditur Spiegel, Lewandowski, ka sinjalizuar në policinë e Varshavës se është shantazhuar nga menxheri i tij i vjetër. Për të mbajtur sekret disa informacione private të sulmuesit polak, Kucharski ka kërkuar në këmbim disa milionë Zloty (afërsisht gjysëm milioni euro). E megjithatë historia nuk nis këtu.

Në javët e kaluara, Kucharski ka denoncuar Lewandowski e gruan e tij Anna sepse, sipas tij, cifti ka shpenzuar rreth 9 milionë euro të një shoqërie të përbashkët (RL Management) për qëllime personale (përfshirë udhëtime ekstra-luks). Sulmuesi i Bayern nuk i është përgjigjur kurrë akuzave, por e ka denoncuar edhe ai ish-menaxherin.

Në të kaluarën disa manovra të Kucharski kishin bërë zhurmë në Gjermani. Në verën e 2014 Lewandowski u largua nga Borussia Dortmund për tu transferuar tek Bayern Mynih me parametër zero. Verdhezinjtë, vetëm një vit më parë, kishin humbur Mario Götze, kaluar pikërisht tek bavarezët që paguan klauzolën e zgjidhjes së kontratës së lojtarit. Për këtë Dortmund i kishin marrë Kucharski premtimin se nuk do ta conte edhe Lewandowskin tek Bayern.

Verdhezinjtë u munduan ta shisnin sulmuesin tek Real disa muaj para përfundimit të kontratës. “Pati një takim me Florentino Perez – tregoi kohë më parë Kucharski për median polake –. Tratativa nuk u mbyll për fare pak. Kontrata ishte gati e kushtet ishin më të mira se ato që ofronte Bayern. Në Madrid ishte Benzema e nuk mund të lejoja që Robert të bëhej alternativë. Për këtë fluturova në Bavari”. Kucharski megjithatë nuk i la prapaskenat, në kërkim të kushteve më të mira. Pak ditë nga njoftimi i kalimit të Robert tek Bayern i thashë drejtuesve bavarezë se Lewy ndryshoi mendim e do shkonte tek Real. Tek Bayern cfarë smë thanë, por në fund vendosën në tavolinë 25 milionë më shumë për tu shpërndarë në vitet e kontratës”. Tani, edhe falë manovrave të Kucharski, Lewandowski është, bashkë me Neuer, lojtari më i paguar tek Bayern.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI