Flash

Video/ Ajax thyen rekordin e Eredivisie: 13-0 VVV Venlo, dikush ti ndalë!

Lapsi.al 25 October 2020
Video/ Ajax thyen rekordin e Eredivisie: 13-0 VVV Venlo, dikush ti ndalë!

13 gola për të shkundur gjithë Europën e futbollit. Ajax ka zgjedhur të shtunën pasdite për të rishkruar historinë e Eredivisie, duke shkuar të fitojë 13-0 në fushën e VVV-Venlo, rekord absolut për fitoren më të thellë të të gjitha kohëve në kampionat. Protagonist Lassina Traoré me pesë gola, dygolësh si zëvendësues edhe për veteranin Huntelaar në një rezultat që nuk mbaronte.

Një arritje e cmendur ajo e realizuar nga të besuarit e Ten Hag në fushën e të shkretëve Venlo, me 10 lojtarë nga minuta e 54' për kartonin e kuq të Kum, kur rezultati ishte 4-0 për Heshtarët. 13 golat e shënuar në portën e van Crooy kanë thyer rekordin ekzistues, që rezistonte nga viti 1972, shënuar gjithnjë nga Ajax (12-1 përballë Vitesse).

Hollandezët kanë evidentuar talentet e tyre të rinj me golat e Ekkelenkamp (dygolësh), Tadic, Antony, Blind e Martinez përvec pesë golave të Traoré e dygolëshit të Huntelaar.

TE GJITHE GOLAT E REKORDIT

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI