Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Video/ Humbja e parë e Everton në Premier League: Southampton i bën një favor Liverpool

Lapsi.al 25 October 2020
Video/ Humbja e parë e Everton në Premier League: Southampton i

Ndërpritet seria e pathyeshmërisë së Everton të Carlo Ancelottit, që mbetet në krye të Premier League, por tani duhet ta ndajë vendin e parë me Liverpool. Toffees janë rrëzuar në fushën e Southampton, që fitoi 2-0 duke u ngjitur tashmë -3 nga kreu. Një ndeshje e vendosur në pjesën e parë falë golave të James Ward-Prowse në të 27' e Che Adams në të 35'. Goli i tretë iu anullua Armstrong për pozicion jashtë lojë, përpara se Everton ta mbyllte me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq në të 72' të Digne.

Vjen në javën e 6 humbja e parë e Everton, mundur pastër nga një Southampton që jo vetëm konfirmohet në zonën europiane, por është vetëm 3 pikë larg kreut. Lista e të padisponueshëmve të Everton nuk është e shkurtër, por nuk justifikon një fillim ndeshje nën ton e në të cilën vetëm Iwobi dukej se kërkonte me kurajë të shkonte përpara. Në anën tjetër Southampton sulmoi me bindje, duke u shfaqur rrezikshëm me Bertrand, Armstrong e Redmond.

Pickford i tha jo Romeut, por duhet të dorëzohej në goditjen e fortë të Ward-Prowse në të 27'. Është fillimi i fundit sepse në të 35' erdhi goli i dytë, me firmën e Adams e asist të Ings. Everton nuk arrin të frikësojë portierin McCarthy, edhe në pjesën e dytë. E gjithcka u komplikua përfundimisht kur Digne humbi mendjen e shtriu përtokë Walker-Peters duke merituar kartonin e kuq. Një e djelë plotësisht e gabuar nga ana e Everton, që vazhdon të jetë i pari, por në të njëjtën linjë me rivalët qytetas të Liverpool nuk është asnjëherë e lehtë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI