Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

"Kam dy vjet që i shkoj pas Napolit, u lodha", menaxheri i Hysajt i lë topin De Laurentiis

Lapsi.al 26 October 2020
"Kam dy vjet që i shkoj pas Napolit, u lodha", menaxheri i Hysajt

Rinovim apo jo rinovim, largim apo konfirmim. Dilemat e këtij lloji kanë ndjekur dy vitet e fundit të Elseid Hysajt nën Vezuv. Kapiteni i përfaqësueses së Shqipërisë nuk ka gjetur stabilitet që kur tek Napoli erdhi Ancelotti, duke humbur fanellën e titullarit, e situata nuk është qetësuar as tani që Gattuso e ka në konsideratë. Napoli nuk i përgjigjet kërkesave për tu ulur në tavolinë nga menaxheri i lojtarit e tani duket se situata do të përfundojë me parametër zero.

Mario Giuffredi, menaxheri i Hysajt, Mario Rui e Di Lorenzos, ka folur për mikrofonët e Radio Punto Nuovo: "Napoli ka tre mbrojtës anësorë e është vështirë të gjesh më të mirë. Hysaj, që kur ka ardhur Gattuso, po bën shumë mirë. Vetëm me Ancelotti pati rënie. Rinovimi? Nuk është i lidhur me rinovimin e Gattuso. Nuk duhet të rinovojë nëse qendron trajneri, Napoli duhet të besojë tek ai: ka dy vjet që vrapoj pas Napolit për rinovimin. U lodha: tani është e drejtë që të vlerësoj propozimet që vijnë. Nëse Napoli do të bëjë propozimin e duhur, atëherë do të qendrojë, përndryshe pas tre muajsh do të firmosë me kë të dojë".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI