Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Kumbulla merr elozhet e Gazzetta dello Sport: "Një luftëtar që nuk dorëzohet kurrë"

Lapsi.al 27 October 2020
Kumbulla merr elozhet e Gazzetta dello Sport: "Një luftëtar

Një vit më parë në këtë kohë, Marash Kumbulla kishte komplikuar sa e komplikuar ishte Serie A: në shtatë ndeshje kishte shënuar një gol e marrë një karton të kuq. Por ishte koha që po i bashkohej botës së të mëdhenjve. Tani shqiptari kuptoi sa e komplikuar është edhe të bëjë kapërcimin nga një qytet i vogël si Verona në një metropol si Roma, edhe pse po e administron në mënyrën më të mirë. Ndërkohë, në fushë, nuk dorëzohet edhe kur gabon (goli i parë i Ibrahimovic) e vazhdon të luajë me siguri, duke i vënë gjërat në vijë me kalimin e minutave.

Jashtë fushe ka zgjedhur të mos humbasë në fjalë e trafik, aq sa ka marrë shtëpi 5 minuta larg Trigorias. Asnjë vonesë për të arritur në stërvitje, asnjë vonesë për tu kthyer: në moshën 20 vjecare për të ka rëndësi vetëm futbolli. E faktet janë nga ana e tij, duke qenë se i dhuroi tre pikë Romës: dy në Europa League kundër Young Boys, duke e transformuar barazimin në fitore, e një në kampionat në San Siro kundër Milan. Dy gola në 5 ndeshje janë një arritje për mbrojtësin, që po zbulon, përvec mbrojtjes, edhe të ndihet në sulm.

Tetori është muaji i tij i preferuar. Një vit më parë debutoi me kombëtaren e Shqipërisë, disa javë më parë luajtur ndeshjen e parë nga minuta e parë me kuqezinjtë e tre gola mes Romës e Veronës (në 2019 kundër Sampdorias) kanë ardhur të gjithë në këtë muaj. Tani Kumbulla nuk do të ndalet: e di se nga e enjtja, me rikthimin e Smalling, ai Mancini e Ibanez luajnë për dy fanella, por e di edhe se anglezi nuk mund ti luajë të gjitha ndeshjet. Ja përse duhet të vazhdojë në këtë rrugë, duke limituar gabimet difensive e në këtë kuptim prezenca e Smalling është ndihmë e madhe.

Edhe pse vetëm 20 vjec, djaloshi duket i maturuar, si tregon autokritika e djeshme: "Mund të përmirësohem në gjithcka e shumë, bëra një gabim që mund ta evitoja por për fat e korigjova me golin". Gol që e vendos mes katër mbrojtësve të lindur pas 2000 që kanë shkuar në gol në top5 kampionatet europianë këtë sezon. Kushedi nëse një vit më parë, kur luante ndeshjet e para për Veronën, Kumbulla e imagjinonte se në 12 muaj do ti ndodhte e gjithë kjo.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI