Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Ministria e Shëndetësisë bllokon Volejbollin, FSHF mendon ta çojë kampionatin në Kosovë

Lapsi.al 27 October 2020
Ministria e Shëndetësisë bllokon Volejbollin, FSHF mendon ta

"Pas shumë kërkesave të përsëritura nga FSHV prej një periudhe 8 mujore dhe në momentin kur mezi po prisnim ti riktheheshim parketit, vjen përgjigja më e pakuptimtë e Ministrisë së Shëndetësisë për të mos lejuar aktivitete në ambjente të mbyllura, të kampionateve kombëtare të volejbollit". Kështu ka reaguar presidenti i Federatës së Volejbollit Erli Pëllumbi, që ka paraprirë atë të FSHV-së, me një krahasim tashmë të përsëritur: "Ndërkohë që janë hapur e funksionojnë palestrat fitness, qendrat tregtare, transporti publik, baret, restorantet, shkollat, kinematë, etj., Ministria e Shëndetësisë e konsideron sportin e Volejbollit me rrezikshmëri të lartë në përhapjen e COVID-19!" ka shkruar Pëllumbi.

Presidenti i FSHV-së ka bërë të ditur më pas, se në pamundësi për të zhvilluar aktivitetin në Shqipëri, Federata do të bëjë të pamundurën që 8 muajt e inaktivitetit të mos shtohen më, në kohën kur situata nuk është se po përmirësohet: "Çudia është kur mendon se volejbolli ka një veçanti që ekipet janë të ndarë nga njëri-tjetri dhe lojtarët e të njejtit ekip qëndrojnë në distancë në fushë e lojës, e cila është minimalisht 800 m2". Pëllumbi ka zbuluar më pas planin për ta spostuar kampionatin shqiptar në Kosovë: "Në të gjithë Europën po luhet volejboll duke filluar nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Kroacia etj, për të kulmuar me Italinë që është edhe epiqendra e COVID-19 në Evropë. Do të udhëtojë nesër në Kosovë dhe do të mundohem të arrij një akord për ti zhvilluar ndeshjet e kampionatit tonë aty, në Prizren apo Prishtinë. Do flasim edhe me klubet nëse janë të gatshëm të bëjnë një sakrificë të vogël për të luajtur", përfundoi numri 1 i volejbollit shqiptar.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1498940396961677&id=464497177072676

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI